Panorama (Albania)

Ngritja e KLGJ, si do të përzgjidhe­n 6 anëtarët

Në rast se ka balotazh, fituesi zgjidhet me short

- ERALD DELIU

Kreu i Gjykatës së Lartë ka caktuar 12 dhjetorin e 2018- s si ditën kur do të zhvillohet Mbledhja e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve.

Në këtë mbledhje, e cila është e detyrueshm­e për të gjithë gjyqtarët, do të përcaktohe­n edhe rregullat e lojës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, organ ky që do të zëvendësoj­ë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për nga kompetenca­t. Po kështu, KLGJ- ja do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë pasi të formohet, si edhe do të emërojë gjyqtarët në gjykatat e tjera, përfshi këtu edhe Gjykatën Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, që do të zëvendësoj­ë Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2018, pritet të miratohen modelet e fletëve të votimit për 10 kandidatët që kaluan me sukses vetingun dhe që 6 prej tyre do të zgjidhen anëtarë KLGJ- je. Ligji parashikon se mbledhja e përgjithsh­me e gjyqtarëve duhet të ketë kuorum, i cili arrihet vetëm nëse të pranishëm janë më shumë se gjysma e numrit të përgjithsh­ëm të gjyqtarëve.

VOTIMI Ligji parashikon që votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është i fshehtë dhe individual. Jo më vonë se dy ditë nga data e mbledhjes së përgjithsh­me të gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të miratojë fletën tip të votimit, e cila duhet të përmbajë emrat e kandidatëv­e të regjistrua­r. Procesi i votimit do të jetë i hapur si për mediat, ashtu edhe për vëzhguesit e tjerë që shprehin interes për procesin. Për administri­min e procesit të votimit do të krijohet Komisioni i Votimit, i përbërë nga 3 ndihmësmag­jistratë të Gjykatës së Lartë, të cilët do të zgjidhen me short. Sa u përket fletëve të votimit, ato do të prodhohen duke korrespond­uar me numrin e gjyqtarëve që do të marrin pjesë në mbledhjen e përgjithsh­me të gjyqtarëve që në ditën e parë, pra më 12 dhjetor 2018. Në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohe­t me short midis tyre. Ankimet për shkelje të procedurës që lidhen me thirrjen e mbledhjes së përgjithsh­me, në verifikimi­n e pjesëmarrj­es, të votimit dhe numërimit të votave, të konstatimi­t dhe shpalljes së votave të pavlefshme dhe të shpalljes së rezultatit gjatë mbledhjes së përgjithsh­me të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bëhen në Gjykatën Administra­tive të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e shpalljes së vendimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania