Panorama (Albania)

“Top 5” i “Kënga Magjike 2018”, ja këngët më të klikuara të këtij edicioni

-

“Kënga Magjike” po shkon drejt mbylljes së prezantimi­t të krijimeve për garën e 20- të, ku këngëtarët do të votojnë njëritjetr­in për netët e spektaklit në datat 5- 6 dhjetor ( gjysmëfina­let), dhe finalen më datë 8 dhjetor në Pallatin e kongreseve. Këngëtarë të njohur, por edhe të rinj janë ngjitur në skenën e “E diela shqiptare” dhe kanë prezantuar këngët që do të garojnë për çmimin e madh. E gjithë vëmendja është drejt festivalit, ndërkohë që ka ngelur edhe një javë për prezantimi­n e projekteve të fundit dhe për të kaluar më vonë te netët gjysmëfina­le dhe finalja, që do të shpallë fituesin e këtij edicioni të 20- të. Por tashmë, publiku e ka dhënë vlerësimin e tij, duke klikuar në “Youtube” këngët më të pëlqyera nga ata deri tani. Edhe pse disa favorizohe­n nga fakti që janë publikuar më herët se të tjerat, deri tani duket se 5 të preferuara­t, referuar klikueshmë­risë në “Youtube” janë disa këngë dhe emra të njohur. Kështu, në krye të listës qëndron Stresi me “Të du mom” me 2.6 milionë klikime. Kjo këngë pasohet nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me “Qaj”, me 1.98 milionë klikime. Pasohet nga Kanita me “S’jemi ne” me 1.8 milionë, Ronela Hajati me “Vuj” me 1.3 milionë dhe Fifi ft Mc Kresha me “Psikopatja jote”, me 1 milion klikime. Festivali më i madh në Shqipëri “Kënga Magjike” është gati për edicionin e tij të 20- të, ndërkohë që priten këtë javë dhe tre emrat e fundit BIG dhe emrat e kategorisë “New Artist”, që do të zgjidhen nga juria. Gjithçka është gati për netët “live”. Për herë të parë këtë vit “Kënga Magjike” njoftoi edhe se ka risi në transmetim, ngaqë shikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin edhe “livestream”. Në njoftimin e festivalit thuhet: “Këtë 20- vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologji­ke. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës, edhe nga shtëpia, nëpërmjet realitetit virtual. Sa për garën, si çdo vit tjetër fituesin e përcaktojn­ë vetë artistët me votat e tyre, të cilat bëhen krejtësish­t të ditura në natën finale të festivalit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania