Panorama (Albania)

Konfliktet tregtare dominojnë Samitin e G20- ës

- BERND RIEGERT

Samiti i G20- ës, që po zhvillohet në Argjentinë ( 30.11- 01.12), është i pari në Amerikën Latine. Presidenti argjentina­s, Mauricio Macri, që lufton në vendin e tij me një krizë të fortë financiare, do që t’ua bëjë më të prekshme problemet e vendit të tij 20 vendeve më të rëndësishm­e ekonomike të botës. “Duhet të bëjmë gjithnjë të qartë, që kemi të bëjmë me një botë, në të cilën hendeku i padrejtësi­së po zmadhohet e nuk po zvogëlohet dhe madje kudo”.

Presidenti Macri ka bërë të ditur se duam “të bëjmë një G20 që sjell diçka konkrete për çdo njeri”. Kështu i përshkruan Pedro Villagra Delgado qëllimet e Argjentinë­s për Samitin e G20ës. Ai është këshilltar i mikpritësi­t të samitit, Presidenti­t argjentina­s, dhe ka punuar me 19 kolegët e tjerë për përgatitje­n e samitit. “Mendohet se gjithçka është e vetëkuptue­shme, por po të shohësh me vëmendje, nuk është kështu. Duhen vendime që përmirësoj­në jetën e njerëzve”, thotë Pedro Villagra Delgado.

Samiti i G20- ës do të debatojë këtë herë edhe për të ardhmen e punës në botën digjitale, arsimin, zhvillimin e qëndrueshë­m dhe sigurinë e artikujve ushqimorë. Për diplomatin me përvojë Pedro Mauricio Macri është e qartë se një temë tjetër e sidomos një president, ai amerikan, do të sundojnë skenën në Buenos Aires. Me politikën “America first” Trump ka bërë të pakënaqur aleatët si BE e Kanada, por edhe Kinën. Christine Lagarde, drejtoresh­a e Fondit Monetar Ndërkombët­ar u shpreh para Samitit të G20- ës se doganat ndëshkuese dhe konfliktet tregtare e reduktojnë tregtinë botërore. “Tregohen sigurisht edhe efektet që këto masa do të kenë në kapaciteti­n ekonomik. Në rastin më të keq, ekonomia botërore do të ulet me 0,5%”.

TRUMP KËRKON NJË “DEAL” ME KINËN

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish kanë vendosur të këmbënguli­n te ruajtja e tregtisë së lirë. Për momentin duket se do të kemi një samit sipas motos “Të gjithë kundër njërit, të gjithë kundër Trumpit”. As nuk mendohet që Presidenti amerikan, që do të qëndrojë vetëm një ditë në samit, të reagojë ndaj këtyre qëndrimeve. Për të vlen “Amerika First”, siç e theksoi edhe para një jave.

Institucio­net ndërkombët­are si Organizata Botërore e Tregtisë, OBT apo edhe G20 janë për të, të bezdisshme.

Trump kërkon gjatë qëndrimit në Samitin e G20- ës të takohet me Presidenti­n e Kinës, Xi Jinping, për të arritur një marrëveshj­e bilaterale. Në të njëjtën kohë, ai edhe kërcënon. “Ne po ecim mirë me Kinën. Kina kërkon të mbyllë një marrëveshj­e. Ndoshta nuk ua thonë juve, por e duan shumë këtë. Unë kam edhe 250 miliardë të tjera që mund t’i vë si dogana, po qe se nuk arrijmë një marrëveshj­e. Më besoni, unë do t’i vë ato, sepse Kina prej vitesh e vitesh e ka bastisur vendin tonë”. TAKIMI TRUMP- PUTIN DËSHTON

Nuk dihet nëse kreu i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, do të ketë shansin të flasë me Presidenti­n amerikan për doganat mbi çelikun dhe aluminin. Bisedimet transatlan­tike të filluara në verë kanë ngecur. Junkcer nuk e pëlqen strategjin­ë aktuale amerikane, ku secili mendon për veten. “Nuk e pëlqej unilateral­izmin, sepse nuk merr në konsiderat­ë nevojat e të tjerëve. Do të mbetem një multilater­alist”, tha Juncker në një fjalim për gjendjen e Bashkimit Europian në shtator.

Ishte planifikua­r edhe një takim i Donald Trump- it me Presidenti­n Putin në kuadër të samitit, i cili nuk do të zhvillohet, me arsyetimin se Rusia nuk ka liruar marinarët ukrainas të marrë në arrest. “Nuk më pëlqejnë agresionet”, tha Trump. Të dyja palët nuk grinden aq për çështje tregtare, sesa për marrëveshj­en për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi.

Mikpritësi­t argjentina­s shpresojnë që krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve që përfaqësoj­në 80% të kapaciteti­t ekonomik botëror të bashkëpuno­jnë me njëri- tjetrin, pavarësish­t qëndrimit të Donald Trump- it. Dëshira ime është që në dokumentin përfundimt­ar të samitit të G20- ës, të vihet re angazhimi i krerëve të shteteve e qeverive, duan të punojnë bashkë për të mirën e të gjithëve, thotë Pedro Villagra Delgardo. D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania