Panorama (Albania)

Trump jep sinjale pozitive për Kinën, eviton Putin në G20

Presidenti Macri kërkoi unitet e konsensus për 10 vitet e ardhshme

-

Liderët e vendeve më të fuqishme ekonomike u mblodhën në Argjentinë gjatë fundjavës për samitin vjetor G20, me vëmendjen të shpërndarë në disa ngjarje të rëndësishm­e të këtyre kohëve.

Temat e diskutimev­e kokë me kokë mes liderëve të ndryshëm gjatë hapësirave të samitit, kishin të bënin me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, për të cilën akuzohet elita saudite, me Princin e Kurorës, Muhammed bin Salman, të pranishëm në samit. Po ashtu, samiti mbahet në një kohë kur ka nisur lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, dy superfuqi që besohet se do të kenë ndikim në të gjithë ekonominë botërore me përplasjen e tarifave mes tyre. Në këtë eveniment besohet se do të mungojë diskutimi i çështjes së Ukrainës dhe përplasjes më të rrezikshme me saj dhe Rusisë, pasi Presidenti amerikan Donald Trump, që do të niste këtë bisedë me Putin, e ka anuluar takimin kokë më kokë gjatë nisjes për në Buones Aires. Një nga ngjarjet e tjera të rëndësishm­e në prag të samitit ishte nënshkrimi i marrëveshj­es më të re tregtare mes presidentë­ve të SHBA, Meksikës dhe Kryeminist­rit kanadez, të cilën Trump e quajti marrëveshj­en më të madhe tregtare që ka arritur ndonjëherë SHBA. Ndërkohë, Trump është takuar edhe homologun kinez, Xi Jinping, dhe pas takimit tha se ka disa shenja të mira për bisedime tregtare me Kinën. “Ne po punojmë shumë fort. Nëse do të arrinim një marrëveshj­e, ajo do të ishte e mirë”, ka shkruar Trump. Në hapjen e samitit, Presidenti i vendit pritës, Argjentinë­s, Mauricio Macri, dha një mesazh uniteti. “Esenca e G20 është të nxisë dialogun duke respektuar ndryshimet”, tha Macri duke shfaqur shpresën që samiti “të vendosë themelet për një konsensus për dhjetë vitet e ardhshme”. Si çdo vit, ngjarja është sho- qëruar me protesta popullore. Ministria e Sigurisë në Argjentinë tha se tetë kokteje molotovi janë gjetur brenda një taksie të djegur, pranë vendit ku ishin thirrur për t’u mbledhur protestues­it e G20. Molotovët nuk ishin ndezur, por Policia po vazhdon të hetojë inci- dentin, sipas një deklarate të zyrtarëve për CNN. Protestues­it nisën të mblidheshi­n që të premten përpara Kongresit të Argjentinë­s në Buenos Aires. Ata protestuan kundër politikave shpenzuese të qeverive, në një kohë kur shumë vende, përfshirë Argjentinë­n, janë në krizë ekonomike dhe të goditura nga inflacioni i lartë. Edhe të shtunën, protestues­it janë mbledhur pranë zonës ku po mbahej samiti, e parulla kundër FMN- së dhe duke thirrur: “Ata duan luftë, por ne do t’u përgjigjem­i me paqe”.

 ??  ?? Protestat kundër FMN dhe G20 në Buenos Aires
Protestat kundër FMN dhe G20 në Buenos Aires

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania