Panorama (Albania)

Përplasje të ashpra në Paris mes Policisë dhe “jelekëve të verdhë”

-

Protestat në Paris kundër reformave të Presidenti­t Emmanuel Macron për ekonominë dhe ambientin po vazhdojnë në mënyrë masive, me grupe të mëdha protestues­ish që kanë arritur të zmbrapsin Policinë, që vazhdimish­t përpiqet të shpërndajë turmat. Edhe të shtunën, Parisi është shfaqur i mbushur me protestues­it me jelekë të verdhë dhe me vatra zjarri aty këtu, nga djegia e makinave apo kazanëve të plehrave. Mijëra njerëz kishin dalë në bulevardin “Champs Elysees” edhe një herë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të karburanti­t të propozuar nga Presidenti Macron. Protesta e së shtunës është karakteriz­uar nga përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe Policisë, ku janë përdorur granata tymuese, gaz lotsjellës, ujë me presion nga Policia dhe gurë apo mjete të tjera rrethanore nga protestues­it. Macron ka vendosur të marrë masa për të ulur ndotjen e ajrit, duke propozuar rritjen e çmimit të karburante­ve. Sipas tij, kjo do orientonte njerëzit që të mos përdornin makinat, por të zgjidhnin mjetet publike apo mjete të tjera transporti e ekologjike. Në janar të këtij viti, qeveria e Macron rriti me 7.6 centë naftën dhe me 3.6 centë benzinën. Por rritje të tjera do të ketë që nga 1 janari 2019 dhe më pas një tjetër të parashikua­r për 1 janar 2020. Nafta do rritet me 6.5 centë, ndërsa benzina me 2.9 centë për vitin e ardhshëm. Qytetarët vazhdojnë protestat, të cilat i kanë organizuar në rrjetet sociale pa ndihmën e unioneve dhe i kanë mbajtur përgjatë gjithë muajit nëntor. Macron ka deklaruar prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.

 ??  ?? Protestat në Paris, flakë përpara Harkut të Triumfit
Protestat në Paris, flakë përpara Harkut të Triumfit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania