Panorama (Albania)

Emrat e krerëve të rinj të PD në rrethe, kandidatët për ekipin drejtues

MBYLLEN ZGJEDHJET NE DEGE, NIS GARA PER LIDERSHIPI­N E RI

-

Partia Demokratik­e do të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD- së më 15 dhjetor. Kuvendi Kombëtar i demokratëv­e do të jetë vetëm zgjedhor pas atij për ndryshimet statutore që u mblodh më 29 prill të këtij viti.

Përzgjedhj­a e kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë vendin i hap rrugë zgjedhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, që do të zgjidhet më 15 dhjetor. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarr­ës i PD- së dhe të gjithë drejtuesit lokalë dhe anëtarët me të drejtë vote do të zgjedhin për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas ndryshimev­e statutore të miratuara në prill të këtij viti, me të drejtë vote në Kuvend janë: kryetarët dhe sekretarët e seksioneve, grupseksio­neve, anëtarët e kryesive të degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD- së, deputetët e PD- së, sekretarët funksional­ë, koordinato­rët, kryetarët e bashkive të degës, prefektët, kryetari i qarkut dhe këshilltar­ët vendorë, anëtarë të PD- së dhe anëtarët e kryesive të degëve të PD- së. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të ri Kombëtar të PD- së më 15 dhjetor do t'i hapë rrugë përzgjedhj­es së ekipit të ri të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratik­e. Çdo anëtar i zgjedhur i Këshillit Kombëtar në PD do të ketë të drejtë vote për përzgjedhj­en e lidershipi­t të ri në selinë blu.

KANDIDATËT Ndonëse zyrtarizim­i i emrave për postet më të larta drejtuese në PD do të kërkojë fillimisht zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar, kandidatur­at e mundshme për çdo pozicion ekzistojnë. Në garën për "numrin 2" në PD parashikoh­et të ketë katër kandidatë. Dy nënkryetar­ët aktualë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, pritet të rikandidoj­në si nënkryetar­ë, ndërkohë që ambicien për këtë post pritet ta shfaqin edhe sekretari i përgjithsh­ëm Arben Ristani dhe nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku. Për vendin e lënë bosh nga Ristani si sekretar i përgjithsh­ëm, pritet të garojnë deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi. Edhe sekretari organizati­v Eno Bozdo duket se do të heqë dorë nga or- ganizimi për t'i qëndruar profilit të tij të çështjeve ekonomike. Burime nga PDja bëjnë me dije se Bozdo mund të garojë përballë Besart Kadisë për postin e sek- retarit të Ekonomisë. Ndërkohë që organizimi në PD pritet të diskutohet mes Fatbardh Kadillit dhe Gent Strazimiri­t. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, do të kërkojë të qëndrojë në detyrën e tij, njësoj si sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji. Duket se përballë Kasos do të jetë Enkelejd Alibeaj ndërkohë që për- ballë Salianjit do të jetë anëtari i kryesisë, Gent Malko. Për postin e sekretarit të Burimeve Njerëzore kandidatë të mundshëm janë Sait Dollapi dhe Eris Hoxha.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA ME NENKRYETAR­ET E PD, PALOKA DHE SPAHO
BASHA ME NENKRYETAR­ET E PD, PALOKA DHE SPAHO
 ??  ?? Nga punimet e Kuvendit Kombëtar të PD në prill
Nga punimet e Kuvendit Kombëtar të PD në prill

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania