Panorama (Albania)

Dhuratat e Ruçit për delegacion­et e huaja, nga medaljet te konjaku

Kreu i Kuvendit, dhurata që nga shall mëndafshi, kulla sahati e deri te pjata argjendi, nuk merr asnjë dhuratë mbrapsht

- ERVIN KOÇI

Titullarët e institucio­neve kryesore në vend shpeshherë i kemi parë të japin dhurata për personalit­et që i vizitojnë ata.

Gazeta "Panorama" disponon sot listën e dhuratave të bëra nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nga muaji shtator i vitit 2017 deri në muajin tetor 2018, pra, për harkun kohor të një viti.

KUR JEPEN Shpeshherë në media, transmetoh­en vetëm pamjet e dorështrën­gimeve të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me personalit­etet e vendeve të huaja, që zhvillojnë vizita zyrtare në Shqipëri. Kjo, pasi pjesa më e madhe e tyre, është e hapur vetëm pak minuta për mediat, më pas bisedat zhvillohen në konfidenci­alitet ndërmjet delegacion­it shqiptar dhe delegacion­eve të huaja. Por axhenda e funksionim­it të takimeve dypalëshe ose siç njihen ndryshe, tet a tet, përcakton që në fund të takimit, delegacion­i pritës që në këtë rast është Kuvendi i Shqipërisë, i jep dhuratat delegacion­it të huaj. Ndaj, këto dhurata nuk janë shpesh të dukshme për publikun, pasi shkëmbehen në momentet kur media nuk është e pranishme në aktivitet. Ajo që bie në sy nga materiali zyrtar i sjellë nga Kuvendi është se Ruçi përgjatë më shumë se një viti nuk ka marrë asnjë dhuratë në këmbim nga të ftuarit e tij si edhe kur ai ka qenë me vizita jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. DHURATAT E RUÇIT Kryetari i Kuvendit për gjatë një viti është treguar më shumë se sa zyrtar në dhuratat që ka menduar për të ftuarit e tij në Kryesinë e Kuvendit. Ato variojnë që nga medaljonet në bakër apo argjend deri te punimet artistike, që karakteriz­ojnë kulturën shqiptare. Rasti konkret për këtë është dhurata që Ruçi i ka bërë presidente­s së Senatit të Holandës. Në këtë takim, kreu i Kuvendit i ka dhuruar një shall në mëndafsh të punuar me motive tradiciona­le sh- qiptare. Te lista e dhuratave të Ruçit nuk mungojnë as shishet e alkoolit. Në dy takime, atë me delegacion­in e Komitetit Parlamenta­r të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri dhe me ministrin e Administra­tës Shtetërore të Radios dhe Televizion­it Kinez, Ruçi ka dhuruar dy shishe konjak të personaliz­uara për të ftuarit e tij. Pjesë e dhuratave të kreut të Kuvendit kanë qenë edhe punime të kullës së sahatit të Tiranës. Sipas listës zyrtare të dhuratave të bëra nga kreu i Kuvendit rezulton deri në tetor të vitit 2018 se ai ka dhuruar 21 kulla sahati.

LISTA Sipas informacio­nit zyrtar të përcjellë nga Kuvendi i Sh- qipërisë, nga vitit 2017 janë: pendë punim filigram 5 copë, opingë punim filigrami 5 copë, përkrenare e argjenduar me bazament kristali të zi 20 copë, Skënderbeu pelerinë i argjenduar 20 copë, medaljon i larë në argjend 10 copë, medaljon i larë në bakër 10 copë, pjata në bakër 10 copë dhe pjata në argjend 10 copë. Këto dhurata janë blerë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jepen nga protokolli i Kuvendit gjatë takimeve. Në raste të veçanta, kur i ftuari është i ftuar i kreut të Kuvendit Ruçi, dhurata i jepet personalis­ht nga ai.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke dhuruar një pjatë punimi filigram
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke dhuruar një pjatë punimi filigram

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania