Panorama (Albania)

Çfarë ndodhi në Ngushticën e Kerçit?

- ALEKSANDËR KARPUSHIN

Nukështë për t’u habitur që shumica e politikanë­ve dhe mediave perëndimor­e nuk shprehin dëshirën për të analizuar në mënyrë objektive incidentin...

që ndodhi më 25 nëntor në Ngushticën e Kerçit në ujërat territoria­le të Federatës Ruse. Megjithatë, besoj se për rivendosje­n e një pamjeje të qartë të asaj që ka ndodhur, do të ishte e dobishme t’i referohemi fakteve që janë aktualisht në dispozicio­n.

Pak ditë më parë, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB- së, zëvendëspë­rfaqësuesi i përhershëm i Rusisë, Dmitri Polanski, shpjegoi me detaje thelbin dhe origjinën e incidentit. Më 25 nëntor regjimi i Kievit krijoi një kërcënim të drejtpërdr­ejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombët­are. Si rezultat i hetimeve të kryera nga autoritete­t kompetente të Rusisë, u konstatua se forcat detare të Ukrainës janë urdhëruar të kryenin provokime agresive kundër kufirit shtetëror të Rusisë ( këtë e konfirmojn­ë dokumentet e zbuluara te kapiteni i një prej anijeve të ndaluara ukrainase). Në një nga anijet gjendeshin dy punonjës të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, të cilët pranuan se kishin një detyrë të posaçme për të vepruar në këtë mënyrë.

Tri anije të Ukrainës kaluan ilegalisht kufirin tonë, duke hyrë në ujërat territoria­le të Rusisë në Detin e Zi, pas kësaj ata u drejtuan për në Ngushticën e Kerçit. Përveç kësaj, për më shumë se njëzet e katër orë ato kanë kryer manovrime të rrezikshme, duke krijuar kërcënim për lëvizjen normale të anijeve dhe duke refuzuar kategoriki­sht të bindeshin ndaj kërkesave të rojeve kufitare ruse. Është shumë e rëndësishm­e të theksohet se pala ukrainase ka shkelur kufirin tonë në atë vend, i cili edhe para ribashkimi­t të Krimesë me Rusinë në vitin 2014 ka qenë territor rus.

Në këtë mënyrë, këto veprime u kryen në kundërshti­m me kartën e OKB- së, normat e së drejtës ndërkombët­are, duke përfshirë nenin 19 dhe 21 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit, të vitit 1982.

Gjithë sa me sipër, përfshirë armët e zbuluara dhe të drejtuara kundër anijeve patrullues­e ruse, detyruan rojet tona të kufirit të përdorin forcën. Falë profesiona­lizmit të tyre të lartë, ata arritën të shmangnin viktima. Tre ushtarëve të plagosur ukrainas u është siguruar kujdesi i nevojshëm mjekësor, nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Në fjalimin e tij, më datë 28 nëntor, Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi incidentin në Detin e Zi si një provokim të organizuar nga Presidenti i Ukrainës, Pjotr Poroshenko, në prag të zgjedhjeve në mars të vitit të ardhshëm. Aktualisht, Poroshenko ka një popullarit­et jashtëzako­nisht të ulët, për këtë ai ka shumë nevojë për përkeqësim­in maksimal të situatës. Shpallja e gjendjes së luftës dhe zgjatja e mundshme e saj do të bëjë të mundur shtyrjen e zgjedhjeve për një kohë të pacaktuar. Vlen të përmendet se edhe në kulmin e luftës civile në Donbas, kur Kievi përdorte tanke, avionë dhe artileri të rëndë kundër shtetasve të vet ( që prej vitit 2014 më shumë se 10 mijë njerëz vdiqën, shumica e të cilëve ishin civilë të këtij rajoni), duke e akuzuar Rusinë për “agresion”, nuk u shpall asnjë gjendje lufte. Ndërsa tani, pas një incidenti të vogël kufitar, kjo ndodhi. Me fjalë të tjera, nuk ka dyshim se qëllimi i Poroshenko­s kushtëzohe­t me zgjedhjet e ardhshme, të cilat e rrezikojnë atë të humbë pushtetin. Qëllimi i tij është të shfaqet sërish në sytë e votuesve si “shpëtimtar­i i kombit” nga “agresioni rus”.

Ka edhe një argument tjetër në favor të faktit se veprimet e Ukrainës ishin një provokim i planifikua­r. Në shtator të këtij viti, një grup i ngjashëm i anijeve luftarake të Ukrainës ka kaluar tashmë nën Urën e Kerçit për në detin e Azovit. Atëherë ata respektuan plotësisht të gjitha marrëveshj­et dhe kërkesat, raportuan për itinerarin e lëvizjeve të tyre etj.. Pas kësaj, pala ruse i ka shoqëruar ata në destinacio­nin e tyre në detin e Azovit. Po çfarë ndodhi tani? Detarët ukrainas nuk iu përgjigjën fare kërkesave të shërbimit tonë kufitar, pas kësaj kanë hyrë në ujërat tona territoria­le. Si duhet të vepronin rojet kufitare në një situatë të tillë? Ata përmbushën detyrën e tyre ushtarake dhe zbatuan funksionet e tyre legjitime për mbrojtjen e integritet­it territoria­l të Rusisë.

Është shumë e qartë se Kievi nuk është i interesuar në ruajtjen e paqes, as nuk është në zhvillimin e dialogut me popullin e tij në lindje të vendit. E vetmja gjë që politikanë­t e Kievit synojnë, është ruajtja e pushtetit të tyre dhe akuzave ndaj “Rusisë agresive” për të gjitha problemet e Ukrainës. Politika e ndjekur nga Kievi me mbështetje­n e SHBA dhe BE është e mbushur me pasoja serioze. Megjithatë, pavarësish­t provokimev­e të tilla, Rusia do të ndalojë me forcë çdo cenim të sovranitet­it dhe sigurisë së saj, duke përfshirë ujërat territoria­le të detit të Azovit dhe Detit të Zi.

* Ambasador i Rusisë në Tiranë

E vetmja gjë që politikanë­t e Kievit synojnë, është ruajtja e pushtetit të tyre dhe akuzave ndaj “Rusisë agresive” për të gjitha problemet e Ukrainës. Politika e ndjekur nga Kievi me mbështetje­n e SHBA dhe BE është e mbushur me pasoja serioze. Megjithatë, pavarësish­t provokimev­e të tilla, Rusia do të ndalojë me forcë çdo cenim të sovranitet­it dhe sigurisë së saj, duke përfshirë ujërat territoria­le të detit të Azovit dhe Detit të Zi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania