Panorama (Albania)

Në arrati prej tri vitesh, pranga të kërkuarit nga Italia

Bledar Zefi, i dënuar me 10 vjet burg për grabitje nga drejtësia italiane, u arratis nga Komisariat­i Nr. 3 në vitin 2015

- ETLEVA DELIA

Një 29- vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia që prej vitit 2015, është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, me qëllim ekstradimi.

Bledar Zefi, nga Fushë- Arrëzi, ishte arrestuar edhe njëherë për të njëjtin qëllim nga shërbimet e Policisë së kryeqyteti­t, por arriti të arratisej nga Komisariat­i pak orë pasi ishte prangosur. Herën e parë, Zefi u arrestua më 2 tetor të vitit 2015, pasi rezultonte në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar nga Gjykata e Xhenovas në Itali më 10 vjet burg për grabitje me armë e pjesëmarrj­e në banda kriminale. I arrestuari Bledar Zefi ishte dënuar në mungesë nga drejtësia italiane, më 26 qershor të po të njëjtit vit. I riu nuk ndodhej në Shqipëri deri në orët e para të mëngjesit të ditës kur u arrestua 3 vjet më parë. Ai u arrestua në Laprakë, kur po shkonte në shtëpinë e tij dhe kishte vetëm pak orë që ishte kthyer nga Italia. Pasi u prangos, ai u shoqërua në një nga dhomat e shoqërimit të Komisariat­it Nr. 3 dhe ishte në pritje të komunikimi­t të arrestit ndaj tij, kur ndodhi arratisja. Që nga ajo ditë, për afro 3 vite radhazi, Zefi ka jetuar në arrati, duke u strehuar te të afërm e miq të ndryshëm në Shqipëri. "Shërbimet e Policisë të Komisariat­it Nr. 3 në bashkëpuni­m me Interpol Tirana, arrestuan përkohësis­ht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombët­ar Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Xhenovas/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale ' Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal' parashikua­r nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë", tha dje zyrtarisht Policia. ARRATISJA

Shërbimet e Komisariat­it Nr. 3 e kishin arrestuar edhe njëherë Bledar Zefin më 2 nëntor të vitit 2015, në orët e para të mëngjesit, pasi rezultonte në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar nga Gjykata e Xhenovas në Itali me 10 vjet burg për grabitje me armë e pjesëmarrj­e në banda kriminale. Pasi u prangos, ai u shoqërua në një nga dhomat e shoqërimit të Komisariat­it Nr. 3 dhe ishte në pritje të komunikimi­t të arrestit ndaj tij. Rreth orës 10: 00 të mëngjesit të datës 3 nëntor 2015, Zefi u kërkoi efektivëve të Policisë që ta lejonin të shkonte në tualet. Ai u shoqërua deri aty nga dy punonjës, ndërsa efektivja Arsela Hajdinaj po priste disa hapa me tej, në katin e parë të rajonit. Pasi ka dalë nga tualeti, 26- vjeçari që nuk mbante pranga në duar, ka shtyrë dy efektivët që e prisnin pas derës, më pas ka goditur me grusht efektiven femër, duke dalë me vrap në oborrin e Komisariat­it dhe ka kapërcyer kangjellat duke u arratisur. Nga dëshmitë e grumbullua­ra nga Policia mësohet se pasi ka kapërcyer murin rrethues, i dyshuari ka lëvizur me vrap përgjatë rrugës "Mine Peza" duke u fshehur mes pallateve, më pas është "zhdukur". Menjëherë pas ngjarjes në Komisariat­in ku arratisjet nuk ndodhin për herë të parë, kanë shkuar oficerë të SHÇBA- së dhe nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë që nisën hetimet për ngjarjen.

 ??  ?? Bledar Zefi
Bledar Zefi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania