Panorama (Albania)

Shuhet Luan Qerimi, aktori i dhjetëra roleve në teatër e film

-

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ' 90, Luan Qerimi, u nda dje nga jeta në moshën 89- vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematogr­afi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirës­ve të ekranit e skenës kanë mbetur rolet e tij në "Arturo Ui", "Otello", "Orët e Kremlinit", "Gracka", "Vdekja e kalit" etj..

Luan Qerimi lindi në Lushnjë, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t'u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor. Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë "Prefekti" në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t'i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitet­in dhe mënyrën sesi i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi te heroi, nga i infiltruar­i te njeriu i besuar, nga gangsteri te malësori. Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: "Toka jonë", "Orët e Kremlinit", "Otello", "Hamleti", "Dragoi i Dragobisë", "Përkolgjin­ajt", "Cuca e maleve", "Arturo Ui", "Epoka para gjyqit", etj.. Në kinematogr­afi ka luajtur në filmat "Qëndresa", "Vdekja e kalit", "Shpella e piratëve", "Telefoni i një mëngjesi", "Eja", "Koha nuk pret", "Gracka", "Nëntori i Dytë", "Shembja e idhujve", "Toka jonë", "De- batik" etj.. Po ashtu, ka interpretu­ar mbi 200 role në "Teatri në mikrofon", siç ka kontribuar edhe në emisionet "Heroizmi i popullit tonë në shekuj" dhe "Fjala artistike në mikrofon". Luan Qerimi mbante titullin "Artist i Merituar", që prej vitit 1989.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Disa nga rolet e Luan Qerimit
Disa nga rolet e Luan Qerimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania