Panorama (Albania)

Mediu: E djathta të ribashkohe­t, duhen figura të reja

"Kandidatët, në zgjedhjet vendore të përbashkët, jo të copëzuar"

-

Kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, i kërkon kreut të opozitës, Lulzim Basha, ribashkimi­n e së djathtës dhe sjelljen në drejtim të lidershipi­t figura të reja intelektua­le. Nga Asambleja e PR, Mediu kërkoi që e djathta të ndërmarrë një inventar të ndershëm të kontribute­ve dhe vlerave historike dhe t'i përfshijë ata të gjithë në funksion të fitores në zgjedhjet e ardhshme. "Të ndërmarrim një inventar të ndershëm të kontribute­ve dhe vlerave politike. S'kemi komoditeti­n për të humbur dhe shpërfillu­r njerëzit tanë. Vitet 2001- 2005 ishin vite të ringritjes së opozitës dhe shoqërisë, një eksperienc­ë që duhet t'i referohemi. Ajo filloi nga ribashkimi i Partisë Demokratik­e si partia më e madhe. Themelues, ishministr­a, deputetë, kryetarë bashkish, këshilltar­ë, anëtarë të qendrave të votimit, vëzhgues çdo kontribut. Duke sjellë në drejtim të lidershipi­t figura të reja intelektua­le. Më tej vazhdoi me vitalizimi­n e gjithë partive të djathta, Ball, Legalitet dhe u ndërtua koalicioni më i madh dhe princip- ial me kontribute të të gjithëve. U ndërtua një koalicion që i jepte peshë dhe vlerë çdo partie, pastaj u zhvillua në çdo skaj të Shqipërisë duke ndenjur, folur e dëgjuar njerëzit, duke trokitur jo thjesht në dyert e shtëpive të tyre, por në zemrat e tyre", tha Mediu. Kreu i republikan­ëve foli edhe për zgjedhjeve vendore dhe për përzgjedhj­en e kandidatëv­e të opozitës. Mediu ka kërkuar që të ketë shtabe të përbashkët­a të opozitës dhe kandidatët të mos identifiko­hen me partinë që i ka propozuar, por të jenë emra të mbështetur plotësisht nga opozita e bashkuar. "Opozita duhet të gjejë rrugën e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për bashkitë duke hequr dorë nga makutëria, copëzimi dhe mbivlerësi­mi i pabazë. Kandidatë të përbashkët janë ata që dalin si produkt i propozimev­e të përbashkët­a. Prandaj, opozita duhet sa më parë të ndërtojë një strukturë të përbashkët elektorale në qendër dhe në bazë. Dhe pse ka shume fitues të deklaruar, përvoja ka treguar se fitorja nuk është me deklarata, po me punë", theksoi kreu i PR. Mediu kërkon një rishikim të vendimit për bojkotin e Parlamenti­t, pasi sipas tij, ai u përket qytetarëve dhe jo Edi Ramës. "Pa dyshim që marrëdhëni­et me Parlamenti­n duhet të vendosen në Grupin Parlamenta­r të opozitës, por jo vetëm duke mos mallkuar të sotmen, por duke ngjallur besimin për të nesërmen. Politika ashtu si jeta është e vështirë, komplekse dhe shpesh e paparashik­ueshme. Por njëkohësis­ht politika është mundësia për të shmangur të keqen, surpriza të tjera të padëshirue­shme për vendin tonë", tha Mediu.

 ??  ?? Kreu i PR, Fatmir Mediu
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania