Panorama (Albania)

Zgjidhen krerët e rinj të PD, emrat në të gjitha qarqet e vendit

Eugen Isai fiton në Elbasan, Bylykbashi tërhiqet para garës dhe shpreh ambicien për bashkinë

-

Partia Demokratik­e ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së krerëve lokalë të degëve të saj në të gjithë vendin.

Për më shumë se 15 ditë, Kuvendet e degëve të partisë më të madhe në opozitë kanë votuar për drejtuesit e rinj të tyre. Disa prej degëve në qarqe të mëdha të vendit kanë përmbyllur këtë të diel procesin e zgjedhjes së kryetarëve. Ish- kryetari i Qarkut në Elbasan, Eugen Isai, është zgjedhur në krye të degës së PD- së në këtë qytet. Isai fitoi me 378 vota përballë kandidatit tjetër në garë, Zamir Muzhaqi, i cili mori 88 vota. Surprizë për zgjedhjet e degës lokale të PD- së në Elbasan ishte tërheqja pak përpara zhvillimit të zgjedhjeve e ish- kryetarit të PD- së dhe ish- deputetit të PD- së, Aurel Bylykbashi. Përmes një fjalimi në Kuvendin e PD- së, Bylykbashi ka falënderua­r demokratët e Elbasanit për besimin e dhënë dhe ka theksuar se është koha për një drejtim të ri të partisë. Burime të “Panoramës” bëjnë me dije se vendi i Bylykbashi­t lidhet me ambicien e tij për të kandiduar 8 muaj më vonë si kandidat për kryetar në Bashkinë e Elbasanit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej disa muajsh Bylykbashi po punon me një staf të ngushtë për përgatitje­n e fushatës. Zgjedhje gjatë kësaj të diele janë zhvilluar edhe në Kukës dhe Berat, qytete ku demokratët rimandatua­n kryetarët aktualë. Kreu i PD- së në Kukës, Arif Regjmati, mori një tjetër mandat 4- vjeçar përballë sekretarit organizati­v të degës, Fasli Germizi. Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, në cilësinë e të deleguarit për zgjedhjet në Kukës kërkoi nga demokratët të mos përçahen dhe të punojnë të gjithë për fitoren e PD- së. “Nuk duhet të jetë e pranueshme nga askush, jo nga ju qe jeni palca e PD- së, por nga asnjë kuksian nuk duhet të jetë e pranueshme që PDja të arrijë në një moment dhe të humbi siç ndodhi në 2017. Unë nuk jam këtu të gjej fajtorët. Ajo që duhet të bëjmë të gjithë bashkë, pa u ndarë në palë. Sepse jemi një, PD është një”, tha Paloka. Edhe në qytetin e Beratit, kreu i degës së PD- së u rikonfirmu­a Gazmend Azizi në garën me Shkëlqim Hysin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania