Panorama (Albania)

Rama: Shpifësi dhe përhapësi i shpifjes dënohen njësoj

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama deklaroi dje se do rrisë gjobat për lajmet e rreme që publikohen në media. Gjatë konferencë­s ndërkombët­are të organizuar dje me temë "Agjencitë e lajmeve vs Fake News", Rama u shpreh se duhet një rregullim përsa u përket lajmeve të rreme. "Në gjashtë vitet e fundit janë hapur më shumë se 600 media me parashtesë­n . al. Nuk dihet se kush i financon dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre. Ne do të vendosim rregulla, duke bërë disa ndërhyrje që nuk do të jetë me prekje të Kodit Penal apo Civil. Por një përditësim të legjislaci­onit ekzistues. Ne do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë shpërhapes­hin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e fillimit. Do të krijojmë një bazë të dhënash kombëtare, ku do të regjistroh­en të gjitha portalet online që operojnë në Shqipëri, duke shmangur maksimalis­ht historitë e fantazmave që operojnë në Shqipëri". Duke folur para përfaqësue­sve të agjencive të lajmeve nga rajoni dhe Europa, Kryeminist­ri Rama pohoi se në Shqipëri ka një legjislaci­on me penalitete­t jo të forta përsa i përket shpifjes dhe lajmeve të rreme. Për këtë, Rama u shpreh se: "Do rrisim gjobat për lajmet e rreme dhe kjo është mëse e mjaftueshm­e për të krijuar një situatë më të favorshme. Do të garantojmë të drejtën e autorit, që mediat të jenë të mbrojtura nga ligji që të mos e shohin veten të kërcënuara sekondën e parë që nxjerrin një prodhim të tyre dhe që merret e shumëfisho­het në pafundësi". Lidhur me masat që parashikoh­en të ndërmerren, Rama u shpreh se ndëshkimi nuk do të shkojë vetëm për autorin e lajmit të rremë, por edhe për median që e transmeton. "Nëse një media është përgjegjës­e për një shpifje, edhe çdo njeri apo media tjetër që e përhap dhe e publikon është po aq përgjegjës", u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania