Panorama (Albania)

Basha në protestën e Unazës së Re: Arta Marku fshihet poshtë tavolinës

"Prokurorja është fshehur poshtë tavolinës, është vënë aty që t'i mbrojë hajdutët që zhvatin e vjedhin milionat e shqiptarëv­e"

-

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu bashkua dje banorëve të zonës së Astirit, të cilët prej 29 ditësh protestojn­ë kundër projektit të Unazës së Madhe që prek edhe banesat e tyre.

Gjatë qëndrimit në mbështetje të banorëve të zonës së Astirit, Basha sulmoi Prokuroren e Përgjithsh­me Arta Marku, duke theksuar se po neglizhon qëllimisht kallëzimin e bërë nga qytetarët e zonës së Astirit. "Ka një denoncim nga banorët. Në qoftë se nuk e keni transmetua­r, merreni denoncimin, transmetoj­eni, tregojuni qytetarëve që këta banorë kanë denoncuar vjedhjen, por vendi ka mbetur pa prokurori. Prokuroria është fshehur, prokurorja është fshehur poshtë tavolinës, sepse ajo është vënë aty jo për të marrë e të hetojë tani Edi Ramën e Damian Gjiknurin, por që t'i mbrojë ata dhe hajdutët e tjerë që zhvatin e vjedhin milionat e shqiptarëv­e. Ky është një problem i madh politik, i cili duhet të marrë zgjidhje. Ne duhet të kemi drejtësi të pavarur. 2 vjet e gjysmë pas Re- formës në Drejtësi, kemi një drejtësi të kapur tërësisht nga një bandë hajdutësh që i thotë vetes qeveri", u shpreh kreu i Partisë Demokratik­e. Në vijim të deklaratës së tij, kryedemokr­ati Basha renditi disa pyetje, për të cilat sipas tij, qeveria nuk ka bërë dhe nuk po bën transparen­cë. "Si u bë projekti, çfarë vlere ka, pse po harxhohen këtu aq para saç harxhohen në vit për buxhetin e arsimit në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që pjesë të tjera të Unazës nuk ekzistojnë akoma? Pse po investohet në këtë pjesë të Unazës që ekziston, pse nuk pati garë, pse është tërhequr kompania ' Vëllezërit Hysa' në të tri Lotet apo ka bërë ofertë dhe oferta është zhdukur? Pse një nga kompanitë është e regjistrua­r në parajsë fiskale, kush fshihet pas këtij regjistrim­i? A fshihet vetë Edi Rama apo familjarë të tij pas kompanisë së regjistrua­r në parajsë fiskale? Sa miliona euro të taksapague­sve shqiptarë, që do të përfitohen nga kjo vjedhje, do të përfundojn­ë në kontot bankare të kësaj parajse fiskale? Për çfarë do të përdoren", theksoi Basha. Basha vijoi më tek akuzat duke u shprehur se "Qeveria po sillet si bandë, për t'i përçarë dhe për t'i frikësuar banorët, sepse halli i vetëm i Edi Ramës nuk është zbatimi i ligjit, po është si ta çojë deri në fund aferën e vjedhjes së miliona eurove".

 ??  ?? Dje, nga protesta e banorëve tek Unaza e Re
Dje, nga protesta e banorëve tek Unaza e Re
 ??  ?? Basha, dje gjatë protestës
Basha, dje gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania