Panorama (Albania)

Kapsolla të rrezikshme, në hetim 3 pronarë dyqanesh

Kontrollet pas plagosjes së efektives Ina Nuka në protestë

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit prej 5 ditësh ka vënë në zbatim një plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknik­e.

Kontrollet kanë filluar prej datës 28 nëntor, nisur nga ngjarja e fundit, ku gjatë një proteste para Parlamenti­t mbeti e plagosur nga kapsolla një punonjëse Policie, si dhe nga shqetësime­t e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacion­in “Komisariat­i Dixhital”. Gjithashtu, Policia deklaron se ky plan masash është vënë në zbatim edhe duke parë rrezikshmë­rinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyes­e. Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuar­a në planin e masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve, që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve. Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregtojnë kapsolla apo lëndë piroteknik­e, si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimi­n dhe tregtimin e lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve komfort ligjit. “Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyes­e, pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacion­in ‘ Komisariat­i Dixhital’”, tha dje Policia e Shtetit.

KONTROLLET Në këtë kuadër, bazuar dhe në Ligjin nr. 9126 të vitit 2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe urdhrit të ministrit të Brendshëm datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullore­s për mënyrën, kushtet dhe kri- teret e magazinimi­t dhe përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e Policisë është ushtruar kontroll në subjekte ( dyqane dhe tregje) për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimi­t e përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve. Janë kontrollua­r 1136 subjekte ( dyqane të ndryshme, markete apo supermarke­te), si dhe tregje të shumicës. Si rezultat i kontrollev­e janë sekuestrua­r 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjar­rë që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpër- thyese me rrezikshmë­ri për jetën. Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte, ku janë gjetur dhe sekuestrua­r kapsolla. Kontrollet janë përqendrua­r edhe në verifikimi­n e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

 ??  ?? Shpejtësia e matur me radar
Shpejtësia e matur me radar
 ??  ??
 ??  ?? Kontrollet në subjektet që tregtojnë fishekzjar­rë
Kontrollet në subjektet që tregtojnë fishekzjar­rë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania