Panorama (Albania)

RYSHFET POLICIT

-

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet përgjatë fundjavës për rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore. Në njoftimin zyrtar, Policia veçon rastin e një vajze 23- vjeçare nga Tirana, së cilës iu hoq patenta pasi udhëtonte me 154 km/ h në rrugën interurban­e Tiranë- Durrës, matur me radar në një largësi prej 436.6 metrash. “Gjate dy netëve, në orët e vona të natës, në harkun kohor 21: 00 – 01: 00, janë konstatuar raste të shumta të shpejtësis­ë deri në 2- fish mbi limitet. E nga këto raste, përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtuesev­e femra ishte pothuaj e barabartë. Shpejtësi që varionin nga 140 km/ h deri në 178 km/ h”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa mësohet se përgjatë këtyre dy netëve janë pezul- Një 47- vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentac­ionit të mjetit për kontroll. I arrestuari është shtetasi me iniciale A. Gj., banues në Kamzë, i cili i ka ofruar policit 5 mijë lekë të rinj. luar 39 leje drejtimi. Veç kontrollev­e me radar, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe kontrollet me drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesv­e të rrugës. Policia ka veçuar rastin e një 36- vjeçari me inicialet A. M., i cili u arrestua pasi u konstatua me drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/ l testi i parë dhe 0.68 mg/ l testi i dytë. Përveç tij, edhe 3 drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së shtunës dhe dje në orët e para të mëngjesit, si dhe u pezulluan 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. “Alkooli në timon sjell shumë probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdor mjetet e transporti­t publik”, u bën thirrje Policia drejtuesve të automjetev­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania