Panorama (Albania)

S'ka mbikalime, banorët e Lezhës të rrezikuar nëpër kryqëzime

-

LEZHE- Rrugët që përshkojnë Qarkun e Lezhës vijojnë të mbeten problemati­ke përsa u përket aksidentev­e rrugore. Një nga akset me numrin më të lartë të aksidentev­e me pasoja të rënda është superstrad­a Milot- Shkodër. Mungesa e mbikalimev­e për këmbësorët, por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshti­m me kodin rrugor, janë shkaqet kryesore të këtyre aksidentev­e. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e Policisë Rrugore, ndërsa pikat më të zeza për aksidente janë kryqëzimi i Rriles, Shënkollit, Blinishtit, Dajçit dhe Gjadrit. Policia Rrugore i bën apel Autoriteti­t Rrugor që të ndërhyjë në pikat më problemati­ke.

"Në qoftë se do të ndërhy- het nga Autoriteti Rrugor apo organe të tjera kompetente për të bërë këto mbikalime dhe nënkalime nëpër kryqëzime, do të ketë më shumë jetë njerëzish të shpëtuara, por edhe nëse respektohe­t sinjalisti­ka rrugore nga drejtuesit e mjeteve, përsëri do kemi më shumë jetë të shpëtuara. Dhe këmbësorët të respektojn­ë sinjalisti­kën rrugore", tha Altin Mena, shef i Qarkullimi­t Rrugor në Lezhë.

Banorët e fshatrave përreth tregojnë rrezikun me të cilin përballen çdo ditë, pasi atyre iu duhet të kalojnë disa herë rrugën nacionale, ndërkohë që nuk ka asnjë mbikalim apo nënkalim për ta. "Këtu në kryqëzimin e Rriles kanë ndodhur shumë aksidente. Një muaj më parë një i moshuar humbi jetën, pasi u përplas nga një kamion teksa po kalonte rrugën me biçikletë. Neve na duhet të kalojmë çdo ditë këtu dhe kemi shumë frikë. Mungon mbikalimi dhe jemi shumë të rrezikuar. Duhet të merren masa urgjente, pasi këtu po vdesin njerëz", shprehet Pal Marku, banor i Rriles.

Në gjashtë muajt e fundit, në rrugët e Lezhës janë regjistrua­r 52 aksidente me 77 të plagosur dhe gjashtë viktima. Shifra këto që tregojnë për shkallën e lartë të rrezikut përgjatë superstrad­ës. Degëzimet e shumta janë identifiku­ar si njollat kryesore të këtyre aksidentev­e. Çdo ditë një ngjarje e tillë ndodh pikërisht në kryqëzime. Ekspertët vërejnë se shkaqet janë të shumta nga mungesa e respektimi­t të rregullave të qarkullimi­t prej shoferëve, deri te këmbësorët e pakujdessh­ëm. Nga ana tjetër, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në pikat më problemati­ke, ndërsa dhe masat ndëshkimor­e kanë qenë mjaft të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimi­t rrugor. Në harkun kohor të një muaji janë hequr 70 leje drejtimi, ndërkohë bëhet e ditur se nuk do të ketë tolerime në këtë drejtim, si një mënyrë kjo për të ulur numrin e aksidentev­e në rrugët që përshkojnë Qarkun e Lezhës. e. h

 ??  ?? Banori Pashk Përgjoni
Banori Pashk Përgjoni
 ??  ?? Kryqëzimi i Rrilës
Kryqëzimi i Rrilës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania