Panorama (Albania)

Franca po konsideron gjendjen e jashtëzako­nshme nga protestat

-

Qeveria franceze po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzako­nshme për të parandalua­r përsëritje­n e një vale tjetër protestash si ato të fundjavës ndaj reformave të Macron, që shkaktuan rrëmujat më të mëdha në 10 vjetët e fundit. Në Harkun e Triumfit të dielën janë hequr grafitet e bëra nga protestues­it gjatë të shtunës. Protestues­it kanë bllokuar qendrën e qytetit dhe kanë djegur makina, kanë thyer xhama dhe sëpata dhe kanë vjedhur një armë zjarri nga Policia, e cila i ka goditur me ujë me presin dhe gaz lotsjellës në protestat më të rënda urbane të Francës prej shumë kohësh. Presidenti francez, i cili u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqjen nga protestues­it, kontrolloi të dielën rrëmujën në Champs- Elysees. Protestat e "jelekëve të verdhë", të cilat filluan si një rebe- lim kundër një rritjeje të taksës së karburanti­t, por tashmë të zgjeruara në trazira civile u përhapën në të gjithë vendin. Të shtunën përfunduan me 133 të plagosur, përfshirë 23 oficerë policie dhe 412 të arrestuar. Macron kryesoi një takim me ministrat e tij të shtunën në mbrëmje, mes thirrjeve për të deklaruar një gjendje të jashtëzako­nshme apo edhe për të dërguar ushtrinë për të shuar dhunën. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux tha se kanë bërë thirrje që demonstrue­sit të vijnë në tryezën e negociatav­e. "Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente", tha Griveaux për "Radio Europe 1". I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzako­nshme, ai tha se autoritete­t po konsideroj­në të gjitha mundësitë në një takim tjetër. Protestues­it kërkojnë uljen e çmimeve të karburanti­t, të miratuara për rritje më 1 janar 2019, por Presidenti Macron thotë se nuk do të tërhiqet nga plani i tij në dobi të pastrimit të ajrit.

 ??  ?? Tre makina në flakë gjatë protestës së të shtunës në Paris
Tre makina në flakë gjatë protestës së të shtunës në Paris
 ??  ?? Presidenti Macron duke falënderua­r zjarrfikës­it
Presidenti Macron duke falënderua­r zjarrfikës­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania