Panorama (Albania)

Kina dhe SHBA nënshkruaj­në armëpushim në luftën tregtare

Trump dhe Xi kanë 90 ditë kohë për të gjetur një marrëveshj­e

-

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, kanë vendosur një armëpushim 90- ditor për luftën tregtare me tarifa deri në 25 për qind mbi mallrat reciproke.

Kjo ishte një nga rezultatet më të mira të takimit të liderëve nga vendet më të industrial­izuara të botës, në samitin e G20. Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, e cila do të zgjerohej në një luftë globale tregtare, ku të dy vendet do të bënin përpjekjet maksimale për të përdorur aleatët e tyre kundër kundërshta­rit, ka ndaluar deri më 1 janar 2019 pas një marrëveshj­eje për të ndalur tarifat shtesë për mallrat e njëri- tjetrit deri në janar, ndërkohë që të dy vendet do të negociojnë për një marrëveshj­e që mund të jetë më e mira mes tyre për sa i takon tregtisë. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë mbi darkën në samitin e G20 në Argjentinë, u tha se presidentë­t Xi dhe Trump diskutuan një sërë çështjesh, mes të cilave edhe mosmarrëve­shjen tregtare, që ka lënë mbi 200 miliardë dollarë mallra pezull për çështjen e tarifave. "Presidenti Trump ka rënë dakord që më 1 janar 2019, të lejojë tarifat 10 për qind për mbi 200 miliardë dollarë produkte dhe nuk do t'i rrisë ato në 25 për qind", thuhet në deklaratë. Gjatë 90 ditëve të ardhshme, zyrtarët amerikanë dhe kinezë do të vazhdojnë të negociojnë mosmarrëve­shjet e vazhdueshm­e për teknologji­në, pronësinë intelektua­le dhe bujqësinë. "Të dy palët bien dakord që do të përpiqen që ky transaksio­n të përfundojë brenda 90 ditëve të ardhshme. Nëse në fund të kësaj periudhe palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshj­e, 10 përqindësh­i i tarifave do të rritet në 25 për qind", sqarohet në deklaratë. Ndërkohë, "Kina do të bjerë dakord të blejë një sasi jo të caktuar ende, po shumë të konsiderue­shme të mallrave bujqësore, energjisë, industrisë dhe produkteve të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të reduktuar mosbalan- cimin e tregtisë midis dy vendeve dhe do ta bëjë këtë menjëherë", tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti Xi gjithashtu ka në plan të përcaktojë "Fentanyl" si një substancë të kontrollua­r. Ndërkohë që kriza e opiumit në SHBA vazhdon të zgjerohet, kjo do të sugjeronte që njerëzit që shitnin drogën në SHBA do të ishin subjekt i dënimeve të ashpra në Kinë. Trump kishte kërcënuar se do të dyfishonte tarifat për mallrat kineze, duke i goditur me 250 miliardë dollarë, ndërkohë që qeveria e Xi ka vënë tarifa që synojnë 110 miliardë dollarë në mallra të SHBA- ve. Kjo "betejë" ka ngritur shqetësime midis investitor­ëve dhe bizneseve që ekonomia globale mund të zvarritet nga mosmarrëve­shja midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

 ??  ?? Xi Jinping dhe Trump gjatë një takimi në Pekin
Xi Jinping dhe Trump gjatë një takimi në Pekin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania