Panorama (Albania)

Tensionet Ukrainë- Rusi, Poroshenko ndalon hyrjen e rusëve në vend

-

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur sërish. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është në panik të nisjes së një lufte të vërtetë në vendin e tij, gjë që e ka nxitur të marrë masa drastike. Në të lëvizje të papritur, Poroshenko ka vendosur të ndalojë të kalojnë kufirin për të hyrë në vend të gjithë meshkujt rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç. Ukraina po zbaton një ndalim gjithëpërf­shirës kalimi kufiri për meshkujt rusë të kësaj grupmoshe, të konsiderua­r "mosha luftarake", duke përshkallë­zuar një krizë midis dy pushteteve. Ndalimi i tyre ka për qëllim parandalim­in e krijimit dhe forcimit të "ushtrive private" në vend, sipas Presidenti­t ukrainas Petro Poroshenko, i cili tha se tanket ruse po rreshtohen përgjatë kufirit mes dy vendeve, mes frikës nga shpërthimi i një lufte. Ndalimi i kalimit të meshkujve rusë në kufi vjen pasi Kievi vendosi 30 ditë ligj ushtarak në dhjetë rajone të vendit, në përgatitje për një pushtim të mundshëm tokësor nga trupat e Presidenti­t Vladimir Putin. Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë ishin të larta edhe më parë, që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe rritjes së lëvizjeve separatist­ë në lindje të Ukrainës. Por tensionet arritën kulmin tetë ditë më parë, kur 24 marinarë nga tri anije ukrainase u kapën në ngushticën e Kerch- it, me akuzat nga Rusia, se kishin shkelur kufirin e saj, pranë gadishulli­t të Krimesë. Ukraina këmbënguli që anijet e saj po vepronin në përputhje me rregullat ndërkombët­are detare. Në një deklaratë për "Sky News", Presidenti Poroshenko tregoi imazhet e tankeve ruse që grumbulloh­eshin afër vendit të tij, me një bazë për veturat e blinduara vetëm 18 km nga kufiri. "Duhet të jemi të përgatitur për të mbrojtur vendin tim", tha ai. Ai ka kërkuar ndihmë nga NATO.

 ??  ?? Presidenti Poroshenko me trupat ukrainase
Presidenti Poroshenko me trupat ukrainase

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania