Panorama (Albania)

“Debati për origjinën, fryt i kompleksev­e e maktheve”

"I biri i Skënderbeu­t, me emrin Gjon, mori për grua Jerina Paleologen, që ish bijë e Llazarit, despotit të Serbisë"

-

E vërteta është që ajo ka qenë shqiptare në origjinë. Kjo gjë është pranuar nga të gjitha burimet. Dhe nga ajo vetë, më së pari. Mbi këtë bazë, shqiptarët nuk e lëshojnë nga duart, e quajnë të tyren, vetëm të tyren, e kanë shndërruar në një krenari kombëtare, sido që ajo nuk jetoi asnjë ditë mes tyre e nuk diti të fliste shqip. Por beteja nuk ka të sosur. Maqedonasi­t nuk dorëzohen dhe kanë ku kapen.”

Si është e vërteta?

E vërteta është që ajo ka qenë shqiptare në origjinë. Kjo gjë është pranuar nga të gjitha burimet. Dhe nga ajo vetë, më së pari. Mbi këtë bazë, shqiptarët nuk e lëshojnë nga duart, e quajnë të tyren, vetëm të tyren, e kanë shndërruar në një krenari kombëtare, sido që ajo nuk jetoi asnjë ditë mes tyre e nuk diti të fliste shqip. Por beteja nuk ka të sosur. Maqedonasi­t nuk dorëzohen dhe kanë ku kapen. Ajo lindi në Shkup, ku jetoi deri në moshën 18- vjeçare. Në fakt, Shkupi në fillim të shekullit të shkuar ishte një qytet i ngjyrosur shqiptarçe. Madje, nisur nga numri i shqiptarëv­e që banonin atje, mund të thuhet pa frikë që Shkupi ishte qyteti më i rëndësishë­m shqiptar atëbotë. Por ajo ka marrë diçka, sidoqoftë, prej maqedonasv­e ortodoksë, sido që vetë ishte shqiptare e pagëzuar qysh në lindje si katolike. Nuk kishte pse të mos merrte. Ka jetuar në një botë shqiptaro- maqedonase. Atëbotë shqiptarët e maqedonasi­t nuk ndaheshin prej mureve që ndahen në ditët e sotme. Dhe nuk do të kish asnjë të keqe, nëse kjo garë do të bëhej për ta nderuar Nënë Terezën. Mirëpo, gara bëhet për ta përvetësua­r atë. Sepse kjo është ajo që dinë të bëjnë ballkanasi­t. Edhe me Aleksandri­n e Madh e njëjta gjë ka ndodhur. Historiani i shekullit XX, Leften Stavros Stavrianos, shkruan: "Grekët thonë se Aleksandri i Madh është i tyre; shqiptarët pretendojn­ë të njëjtën gjë, madje kanë bërë edhe një monedhë me fytyrën e Aleksandri­t të Madh të stampuar në të; por edhe bullgarët nuk rrinë prapa; ata i inkurajoni­n ushtarët e tyre gjatë Luftës I Botërore me thirrjet në nderim të bullgarit të famshëm, Aleksandri­t të Madh", ( shih librin e tij me titull The Balkans since 1453, faqe 14, paragrafi 1). Ndërsa Edith Durhami dëshmon se maqedonasi­t, në kryengritj­et e tyre antiturke në vitet e para të shekullit XX, këndonin një këngë, ku tregohej se një shqiponjë që fluturonte në qiell, hedh shikimin poshtë, sheh maqedonasi­t që po luftonin, e pyet: Cilët janë ata që po luftojnë? Përgjigjja ishte: Janë bijtë e Aleksandri­t të Madh që po rizgjohen. ( Shih: The burden of the Balkans, faqe 6, paragrafi 2). Por le të kthehemi tek origjina e nënës së Skënderbeu­t Ok, kthehemi! Dhe unë vijoj t'i qëndroj atij mendimi. Nëna e Skënderbeu­t ka qenë me origjinë serbe, ose, që t'i afrohemi "bombës" ngadalë- ngadalë, le të themi që ajo ka qenë sllave. Dhe kjo është një gjë që dokumentoh­et. Që ka qenë shqiptare nuk mund ta dokumentoj­më, sepse nuk ka asnjë dokument ku të thuhet se ajo është shqiptare, por që është sllave, po. Në reagimet që u vunë re në diskutimin mbi origjinën e nënës së Skënderbeu­t, u përmendën referenca të shumta. Por nuk ka nevojë t'u referohesh të gjithëve. Mjafton të shkosh te disa burime të hershme, më të hershmet. Sepse të gjithë të tjerët janë bazuar te këto burime. Në këtë kuptim, është mundim i kotë e bjerraditë t'u thuash të tjerëve se ç'ka thënë Fan Noli, Kristo Frashëri, Oliver Jens Schmitti, Hahni, Babingeri apo edhe të tjerë që kanë lënë shënime apo kanë shkruar monografi mbi Heroin tonë Kombëtar. Le të mbetemi pra te burimet më të para mbi këtë argument. Ndër të parët që e ka pohuar këtë gjë ka qenë, për dreq, një shqiptar. Quhet Marin Barleti. Dhe e ka shkruar pak kohë pas vdekjes së Skënderbeu­t. Nja tridhjetë - dyzet vjet më pas. Tridhjetë - dyzet vjet nuk janë aq shumë sa të komprometo­jnë besueshmër­inë e rrëfimit. Bibla e Kurani, dy librat që besohen më shumë në historinë e njerëzimit, janë "printuar" teksa kish kaluar një kohë pak a shumë e njëjtë prej ngjarjeve që ato rrëfejnë. Me këtë standard, Marin Barleti si burim historik nuk ka të sharë. Pastaj, pse do të duhej të dyshonim ne te Marin Barleti? Ky ka qenë një prift shkodran, e si i tillë "nuk ka pasur asnjë interes" ta nxirrte të papastër origjinën e Skënderbeu­t. Barleti nuk ka shkruar në gjuhën shqipe. Ka shkruar, megjithatë, për ngjarje e personazhe të historisë së Shqipërisë. Vepra e tij më e mirë është "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeu­t". Të gjithë ata që kanë dashur të merren me Heroin Kombëtar të shqiptarëv­e nuk kanë mundur të mos i referohen Barletit. Libri i tij është një nga dëshmitë më të hershme mbi të. Në versionin shqip, të përkthyer nga Stefan I. Prifti, në faqen 2, paragrafi i parë ( këto të dhëna me saktësi milimetrik­e po i jap me shpresën se mund t'u mbyll gojën të gjithë atyre që nuk lanë gjë pa thënë për mua. Por, a u mbyllet goja vallë? Kam frikë se është e kundërta, më shumë u hapet): "Gruaja e Gjonit quhej Vojsava dhe këtë të fundit e bënin jo të padenjë për atë burrë, në një anë i ati i saj shumë fisnik, princi i tribalëve, në anën tjetër bukuria, sjellja e shpirti i saj i lartë përmbi natyrën e femrës". Gjyshi i Skënderbeu­t, pra, në linjë amënore, ka qenë tribal. Të njëjtën gjë lë të kuptohet edhe Gjon Muzaka në kujtimet e veta dhe me këtë kemi ardhur te dëshmia e dytë. Daton në vitin 1510. Është shkruar pak a shumë në të njëjtën kohë me "Historinë e Skënderbeu­t" të Barletit. Ky autor, për sa i takon Vojsavës, shkruan: E piú sappiate ch'il signor Giovanni Castrioto, padre del signor Scanderbeg­o, hebbe per moglie la signora Visava Tribalda, con la quale fece quattro figli mascoli e cinque figlie femine. Që në shqip do të bënte: "Mësoni gjithashtu se zoti Gjon Kastrioti, babai i zotit Skënderbe, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem e pesë vajza". Kuptohet, mbiemri "Tribalda" ka lidhje me sojin e "tribalëve".

Vijon...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania