Panorama (Albania)

Panuçi: Luftë për vendin e dytë

-

Kristian Panuçi kërkon të rezervojë vendin e dytë në Grupin H dhe në këtë mënyrë do të fitojë të drejtën për t'u kualifikua­r në fazën finale të Europianit. Trajneri i Kombëtares shqiptare dha komentin e tij menjëherë pas shortit dhe shpreson që për ndeshjet të rikthehen futbollist­ët e rëndësishë­m. Ai e konsideroi Francën favorite absolute dhe tha se Shqipëria do të luftojë për të arritur vendin e dytë në këtë grup, bashkë me Turqinë dhe me Islandën.

Komenti i parë pas shortit…

Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën për të tentuar të shkojmë në Europian.

Cili ju tremb më shumë?

Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta, janë skuadra pretendent­e për vendin e dytë.

Sa i kemi shanset për kualifikim?

Gjëja më e rëndësishm­e për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk ju intereson shumë gjendja e lojtarëve, por vetëm rezultati.

Ka histori të ndryshme në këtë grup për sa u përket ekipeve...

Duhet ta shkruajmë ne historinë, duhet të bëjmë një luftë për fituar.

Në mars do t'i kemi gati lojtarët, Sadiku dhe Roshi?

Shpresojmë të jenë gati dhe të kemi zgjidhje dhe jo të bëjmë zgjidhje të detyruara.

Nëse janë gati të gjithë gati lojtarët, ku e shikoni Shqipërinë?

Franca është favoritja, e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë.

Italia pati një short të lehtë...

Po, është e vërtetë. Si italian mund të them që ata e kanë më të lehtë rrugëtimin drejt Europianit. U shkoi shumë mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania