Panorama (Albania)

Super Kastrioti lë fundin, Kamza barazon me Laçin

Barazim pa gola, kryeqyteta­sit marrin pikë dhe zbresin në fund

-

Besonte vetëm Nica, tani Kastrioti kërcënon për mbijetesën.

Në ditën kur trajneri ka marrë drejtimin skuadrës, te Kastrioti ishin thuajse të pashpresë, por pas javës së 15të, krutanët mundën Flamurtari­n dhe lanë një ekip poshtë vetes. Një eurogol i Henrit mjaftoi për skuadrën e Kastriotit që të dilte me tri pikë përballë vlonjatëve. Në pjesën e parë e ndihmoi shumë grinta e treguar në fushë dhe në të dytën terreni shumë i rënduar i fushës për të paralizuar skuadrën e Dajës, që e mbylli takimin pa asnjë gjuajtje në kuadrat. Fitorja e tretë në kampionat që e ngjit në vendin e nëntë me dhjetë pikë, një më shumë sesa Kamza dhe vetëm një më pak sesa Tirana. Këta janë faktorët idealë për të nisur fazën e tretë në mënyrën e duhur pikërisht përballë bardhebluv­e. Flamurtari lëshon terren ndaj Laçit, si e fundit që mbyll zonën e Europës, me katër pikë më pak. Në fushë nuk u vu re aspak diferenca në renditje, teksa vendësit e nisën vrullshëm dhe me vendosje të mirë. Minutat kalojnë dhe Qirko nis me mrekullitë. Pollozhani rrezikon autogolin, portieri fluturon dhe e dërgon këndore. Në të 32- ën janë krutanët që kalojnë në ekstazë. Goditje nga këndi që tentohet të largohet me kokë nga Bushiç, por sfera shkon në hyrje të zonës, ku Henri gjuan fluturimth­i me të majtën dhe e dërgon në trekëndësh. Eurogol dhe Qirko e ka të pamundur reagimin. Kastrioti në avantazh. Domgjoni bën mirë në të majtë, topi krosohet në shtyllën e dytë për Roxher që ndalon dhe gjuan, por fare pranë është portieri Qirko që bëhet sërish hero, shpëton portën. Loja është e ngadaltë. Nica hedh në fushë Bardhin, edhe pse është duke fituar dhe në të 87- ën sulmuesi nis një sprint të fuqishëm, futet në zonë dhe Alla i ndërhyn në mënyrë të gabuar duke shkaktuar penallti. Ymeraj ekzekuton dhe Qirko pret në dy kohë. Kastrioti e mbyll me fitore, duke lënë pas Kamzën dhe me shpresën e madhe që ta nisë me këtë ritëm edhe fazën e tretë.

LAÇI- KAMZA

Kamza shtang Laçin në transfertë dhe prek fundin e tabelës. Në ditën kur skuadra e Ernest Gjokës mori pikën e parë, për ironi të fatit parakalohe­t nga Kastrioti ( që fitoi kundër Flamurtari­t). Nga ana tjetër, kurbinasit shpërdoroj­në mundësinë për të kapur vendin e 4- t dhe bërë rokadën me Kukësin. Edhe pse në fushë u zhvillua një duel agresiv, duhet thënë që skuadrave u mungoi cilësia në pasim dhe finalizim. Kjo bëri që në fund të ndaheshin në barazim. Loja nis vrullshëm në mesfushë dhe me ndërhyrje të ashpra. Vendësit shfaqen më shumë agresivë, por pa vendosur në provë Avdylin e rikthyer në portën e kamzalinjv­e. I pari rast i rrezikshëm vjen nga Bonani me kokë, por topi shkon vetëm ngjitur me kuadratin e Selmanit. Xhixha kundërpërg­jigjet në të 24- ën, por has në rezistencë­n e Avdylit. Ky i fundit bllokon edhe dy tentativa të Altiparmak­ovskit në të 42- ën dhe 44ën, duke çuar ekipin në dhomat e zhveshjes në barazim. Në të 52- ën Plaku kishte shansin ideal që të zhbllokont­e shifrat, por gjuajtja e kapitenit kalon ngjitur me shtyllën. Vendësit kanë dëshirën për të bërë diçka më shumë, por vetëm kaq. Sa herë i afroheshin zonës, thyheshin me shumë lehtësi nga mbrojtja mike, ose gjuanin tepër dobët. Kështu ngjau me Jonuzin, Sefgjinajn dhe Berishën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania