Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E

Të përndjekur­it, si ndahet fondi për trashëgimt­arët

-

Flet drejtori i Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve në Ministrinë e Financave. Emrat që kanë gati pagesën, procedurat për të marrë paratë e këstit të tretë

Ndryshe nga ish- të përndjekur­it që jetojnë, për trashëgimt­arët nuk ka një skemë për ndarjen e dëmshpërbl­imit bazuar mbi kritere specifike.

I vetmi kriter që do të aplikohet, do të jetë ai kronologji­k, çka do të thotë se pagesat do të kryhen sipas radhës. Në këto kushte, ata që kanë marrë të parët këstin e parë, do të mund të përfitojnë të parët edhe këstin e tretë. Aktualisht, janë marrë në shqyrtim dosjet e miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave në vitet 2008- 2009. Sipas drejtorit të Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve në Ministrinë e Financave, Artemon Cukalla, janë 300 ish- të përndjekur nga radhët e trashëgimt­arëve që janë gati për pagesë. Ndërkohë, në proces janë edhe 400 dosje të tjera, për të cilat pritet që qytetarët të bëjnë plotësimet me dokumentac­ionin e nevojshëm.

KËSTET VIJUESE Me dëmshpërbl­imin e plotë të ish- të dënuarve, që bëjnë pjesë në kategorinë parësore, gjithë fondi vjetor që alokohet nga buxheti i shtetit do të përdoret për trashëgimt­arët. Kjo do të sjellë edhe përshpejti­m të pagesave për këtë kategori. Cukalla sqaron edhe detyrimet që do të kenë qytetarët për këstet vijuese. "Në rast se dosja, sipas ligjit aktual, bëhet e plotë me dokumentet e kërkuara është shumë e lehtë që kjo dosje të kalojë për pagesë. Qytetarit i lind detyrimi vetëm për të përditësua­r numrin e llogarisë bankare. Nuk kërkohen dokumente të tjera, nëse nuk ka ndryshim të gjendjes juridike të dosjes. Procesi do të jetë i lehtë dhe më i shpejtë çfarë është edhe më e rëndësishm­e", sqaron drejtori i Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve në Ministrinë e Financave. Vitin që vjen pritet që të përmbyllet kësti i tretë. Në qershor do të nisë shqyrtimi edhe i dosjeve të miratuara në 2 vitet pasuese, përkatësis­ht 2010- 2011.

DOKUMENTET Secili prej përfituesv­e ligjorë, që mund të jenë fëmijët ose nipërit dhe mbesat e të dënuarit, duhet të dorëzojë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Gazeta risjell edhe njëherë në botim emrat e 1140 trashëgimt­arëve që duhet të bëjnë plotësimet e nevojshme. Përveçse dorazi, dokumentet mund të dërgohen edhe nëpërmjet shërbimit postar. Kjo u kursen mundin dhe kohën qytetarëve. Vlen të theksohet se ata të cilët e kanë përmbyllur këtë proces, nuk kanë asnjë detyrim. Çka do të thotë, se nëse i kanë dërguar njëherë këto dokumente, nuk është më e nevojshme që t'i ridërgojnë ato. Më herët, Financat kanë sqaruar edhe procedurat për ato raste kur një prej trashëgimt­arëve të radhës së parë ka ndërruar jetë. "Kur një trashëgimt­ar i radhës së parë të ish- të dënuarit politik nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërbl­imin, trashëgimt­arët e radhës së dytë, ( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e mësipërme" , thuhet në njoftim. Ndërkohë kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarj­a e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëv­e, për trashëgimt­arët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethi i familjarëv­e duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe certifikat­ën e vdekjes të trashëgimt­arit të radhës së dytë që nuk jeton më.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania