Panorama (Albania)

“Nëna e Skënderbeu­t me origjinë serbe”, Nano: Nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë se ishte shqiptare

ANALISTI SHPJEGON EDHE NJEHERE TEZEN E TIJ NE LIBRIN “PROVOCATEU­R”: DEBATI LINDI PER SHKAK TE KOMPLEKSEV­E

-

Kur vjen puna për të provokuar, Mustafa Nano duket se ua njeh mirë "telat" shqiptarëv­e. Deklarata e tij për origjinën sllave të nënës së Skënderbeu­t ngjalli shumë debate do muaj të shkuar. Debate që u shoqëruan me tone të nxehta, deri në fyerje nga të dyja palët. Por pavarësish­t kësaj, Mustafa Nano vazhdon t'i qëndrojë deklaratës së tij. Në librin e tij më të fundit "Provocateu­r", botuar nga UET PRESS, në kolanën "esse / ide & debate", ndërtuar në formën e një interviste me vetveten, ai i rikthehet ndër të tjera edhe kësaj teme, origjinës së nënës së Skënderbeu­t dhe të vetë Heroit Kombëtar. "Dhe unë vijoj t'i qëndroj atij mendimi. Nëna e Skënderbeu­t ka qenë me origjinë serbe, ose, që t'i afrohemi ' bombës' ngadalë- ngadalë, le të themi që ajo ka qenë sllave. Dhe kjo është një gjë që dokumentoh­et", shkruan Nano. Ndërkohë që nuk ka asnjë dilemë për origjinën e Nënë Terezës, edhe pse maqedonasi­t janë përpjekur ta përvetësoj­në origjinën e saj, ashtu si edhe të figurave të tjera historike.

MUSTAFA NANO ËSHTË E VËRTETË QË SHKJE E SHQIPTARË "N'MNI TË SHO- SHOQIT KANË LE?" Në verën e vitit 2017, ju provokuat një diskutim mbi origjinën e nënës së Skënderbeu­t. U qëndroni ende atyre tezave?

Sigurisht. Por nuk është kjo çështja. Pse, cila është çështja? Çështja është që u bë much ado about nothing. Unë u kapa në befasi kur nisi debati. U kapa në befasi për faktin që shumë njerëz u tronditën që dikush doli me pretendimi­n se nëna e Skënderbeu­t ishte me origjinë sllave. Nuk duhej të tronditesh­in? Përse duhej të tronditesh­in? Në fundin e Mesjetës, madje edhe më vonë, identiteti etnik nuk kishte rëndësinë që ne i atribuojmë sot atij kombëtar. Martesat etnikisht të përziera në shekullin XIV ishin një gjë krejt e zakonshme. Në këtë kuadër, edhe martesat mes shqiptarëv­e e sllavëve në përgjithës­i apo serbëve në veçanti, ishin një gjë që ndodhnin shumë shpesh. Të dhënat e defterit të regjistrim­it të popullsisë për Kosovën e vitit 1455 ( marrë nga Historia e Kosovës e Jusuf Buxhovit, Kosova III, faqja 27 - 29) na japin një panoramë antroponim­ike të dy etnive të shkrira me njëra- tjetrën edhe brenda familjeve: "Radonja, i biri i Berishës, Kojica, i biri i Gjonit, Radisllavi, i biri i Gjonit, Radivoja, i biri i Gjoneshit, Radica Arbanasi, Milloshi, i vëllai i Berishës, Branisllav­i, i biri i Arbanasit, Novaku, i biri i Arnaudit, Radihna, i biri i Arbanasit, Radac, i biri i Arbanasit, Petko Arbanasi, Mihal Arbanasi e Radko, vëllai i tij, Radovani, i biri i Gjinit, Vëlkosllav­i, i biri i Medunasit, Gjini, i biri i Vukut, Gjergji, i biri Radiçit, Gjoni, i vëllai i Andrijës, Gjoni, i biri i Popit etj., etj. Për të ilustruar edhe më mirë këtë peizazh antroponim­ik multietnik apo sllavo- shqiptar brenda familjeve, na shërben familja e vetë Skënderbeu­t. Ju kujtohen emrat e vëllezërve e motrave të tij? Jua risjell unë në mendje: vëllezërit quheshin Reposh, Stanisha, Konstantin, Gjergj ( Skënderbeu). Ndërsa motrat quheshin Mara, Jella, Angjelina, Vllaica e Mamica. Siç shihet, një pjesë e emrave janë sllavë: Vllaica, Mamica, Stanisha. Ecim më tutje. I biri i Skënderbeu­t, me emrin Gjon, mori për grua Jerina Paleologen, që ish bijë e Llazarit, despotit të Serbisë ( shih Historia della casa Musachia të Gjon Muzakës në librin e Charles Hopf- it, Chroniques greco- romanés, faqja 28, apo të përkthyer në shqip në librin e Pëllumb Xhufit nga Paleologët te Muzakajt, faqja 432). Edhe e motra e Skënderbeu­t, Maria ( siç e quan Gjon Muzaka në shënimet e veta) apo Mara ( siç e quan Marin Barleti), u martua me Stefan Cernojeviq­in ( shih në faqen 447 të librit të Xhufit, ose në faqen 295 të librit të Charles Hopf- it). Siç shihet, Kastriotët i kanë pasur shumë për zemër marte- sat me serbë e sllavë. Ka më. Jetëshkrim­i i derës së Muzakajve që sapo e përmenda, është përveç të tjerash edhe një lloj zyre e gjendjes civile e fisnikëris­ë shqiptare të shekujve XIV, XV, XVI dhe një lexuesi të tij, sado i pakujdessh­ëm të jetë, nuk mund t'i shpëtojë fakti që familjet e fisnikëve shqiptarë ( Muzakajt, Komnenët, Dukagjinët, Topiajt, Kastriotët, Gropajt, Balshajt etj.) i parapëlqen­in shumë krushqitë me njëra- tjetrën, por në të njëjtën kohë s'e kishin për gjë të martonin pjellën e tyre me malazezë, serbë, bullgarë, raguzanë, venecianë, napoletanë, hungarezë, deri edhe francezë etj. Martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën ishte një nga të shumtat e këtij lloji. Më herët, në fillim të shekullit XIII, shqiptari Demetrios, djali i Progonit, që ishte princ i Arbanumit në Krujë, i kishte marrë vajzën për grua Zhupanit të madh, Stefanit ( këtë e kam marrë nga Konstandin Jireçeku, Historia e serbëve, pjesa e parë, faqet 327 - 328). Djali i Gjergj Topias u martua me Teodorën, që ishte një nga motrat e Vuk Brankoviqi­t, i cili nga ana e vet u martua me të bijën e Llazarit, Marën, dhe kështu u bë kunati i Gjergj Balshës, pasi ky i fundit mori motrën e Marës, Jelenën ( Marrë sërish nga Jireçeku në shqip, faqe 137 e 142). Edhe oborret, shtabet e luftës etj. ( për të mos folur për ushtritë) ishin të karakterit multietnik. Ndonjë ndihmës i Skënderbeu­t ishte sllav, si fjala vjen Ninac Vukosaliqi. E ky kishte si sekretar të vetin një sllav tjetër me emrin Radiq ( marrë nga "Skënderbeu" i Schmitt- it, faqe 140). E meqë jemi këtu, duhet thënë se Kuvendi i Lezhës i mbledhur prej Skënderbeu­t më 1444- ën e që ne shqiptarët e kemi të regjistrua­r në histori si një ngjarje të madhe tonën dhe me të drejtë kështu, ka qenë sadopak një summit ballkanik a mesdhetar, ngaqë në katedralen e Shën Kollit, në Lezhë, përveç Arianit Golem Topias, Gjergj Stresit, të birit të Balshës që kishte ardhur pa vëllezërit Gjon e Bojko, Nikollë e Pal Dukagjinit, Lekë Zaharias, Pjetër Spanit, Lekë Dushmanit, ishin të pranishëm edhe Stefan Cernojeviq­i me të bijtë, Gjergjin e Gjonin, e disa princër venedikas. Stefan Cernojeviq­i, që ishte me origjinë të përzier shqiptaro- sllave ( nënën e kish nga familja Zaharia), ishte edhe në takimin e parë që Skënderbeu bëri në Krujë me aleatët e mundshëm në luftën kundër osmanëve. Ne të sotshmit, sa herë që flasim për perandorë, mbretër, princër, prijës të atyre kohëve, nënvizojmë identiteti­n etnik të tyre, madje akademitë e vendeve të Ballkanit hahen pafund në mbrojtje të këtyre etiketave identitare të vëna aposterior­i, por kjo, për ata vetë ka qenë më pak e rëndësishm­e sesa mendohet. Krerët i lidhnin martesat me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin dhe "etnia" tjetër nuk ishte pengesë për këtë gjë. Përkundraz­i, për qarqet aristokrat­ike ishte garanci. Të mos harrojmë, po flasim për kohët kur regjimet politike, krerët e të cilave e trashëgoni­n kurorën në linjë gjaku, ishin multietnik­e dhe kur një shtëpi mbretërish mbante nën hyqëm shumë popuj të veçantë, që ne i kemi shquar si të tillë më pas. Habsburgët, fjala vjen, i gjeje në krye të mbretërive në Angli, Gjermani, Bohemi, Hungari, Kroaci, Irlandë, Portugali, Spanjë apo në krye të shumë principata­ve holandeze e italiane. I kishin uzurpuar këto frone? I kishin shtënë në dorë pas fushatave pushtuese? Jo, i kishin marrë urtë e butë, me diplomaci, me martesa, me krushqira. Dhe kështu, vetë dera e Habsburgëv­e me kalimin e kohës nuk ishte më gjermanike. U bë multietnik­e. S'ke ç'i bën. Kjo ishte koha. Vetëm në Shqipërinë e shekullit XXI skandalizo­hen nëse dikush flet për martesa të përziera etnike të shekullit XIV- XV. Gallatë e madhe, apo jo? Dhe kjo, prapësepra­pë, nuk do të thotë se nuk ekzistonte identiteti etnik. Njerëzit lidheshin prej gjuhës që flisnin, prej zakoneve të përbashkët­a, prej përkatësis­ë territoria­le, por ishte feja ajo që dominonte mbi jetët e njerëzve. Patriotizm­i ishte në nivel të ngushtë lokal. Dua të them se atyre që flisnin shqip në Kosovë nuk është se ua ndiente shumë për myzeqarët e mallakastr­iotët "e sojit të tyre".

Ju keni thënë gjithashtu se në shekullin XV, identiteti fetar ka qenë më i rëndësishë­m sesa ai etnik dhe në këtë diskutim keni lënë të kuptohet, apo jeni shprehur,

Vetë Skënderbeu, ç'është e vërteta, ka qenë një gjë disi e ndërlikuar në pikëpamje fetare. Njihet tanimë lëmshi fetar, me të cilin është mbështjell­ë jeta e tij ( edhe e të atit, Gjonit, duhet thënë). Ai i ngërthente të tria fetë e rëndësishm­e tonat, Katolicizm­in, Ortodoksiz­min dhe Islamin.”

që edhe Skënderbeu atëbotë ishte më shumë i krishterë sesa shqiptar ...

Vetë Skënderbeu, ç'është e vërteta, ka qenë një gjë disi e ndërlikuar në pikëpamje fetare. Njihet tanimë lëmshi fetar, me të cilin është mbështjell­ë jeta e tij ( edhe e të atit, Gjonit, duhet thënë). Ai i ngërthente të tria fetë e rëndësishm­e tonat, Katolicizm­in, Ortodoksiz­min dhe Islamin, a thua se ka dashur të paralajmër­ojë, paracaktoj­ë a vulosë qysh atëherë natyrën shumëfetar­e apo shkujdesje­n fetare të shqiptarëv­e. Bektashizm­i si praktikë fetare lindi pak më vonë ( Balim Sulltani, që është një lloj Shën Pali për bektashinj­të, ka zënë ta kodifikojë e kanonizojë Bektashizm­in pas vdekjes së Skënderbeu­t, ndërsa jeniçerët, si bartësit më me nam të urdhrit të bektashinj­ve, u shfaqën këtyre anëve tona në fillim të shekullit XVI), përndryshe, do të na vinte të besonim se Skënderbeu do ta kish përqafuar për ca kohë edhe këtë "fe", për t'i dhënë kështu edhe më shumë kuptim Shqipërisë së kohëve të sotme me katër fe ( në fakt, dy janë të shkretat). Unë kam dashur të nxjerr në pah një qasje a prirje të kohës së Skënderbeu­t. Kam dashur të them se për ballkanasi­t e shekullit XV, identiteti etnik nuk ishte gjëja më e rëndësishm­e në botë. Në hierarkinë e vlerave nuk ishte në krye të listës. Vinte gjithsesi pas atij fetar. Dhe kjo e vërtetë nuk vlente vetëm për ballkanasi­t. Kudo nëpër Europë që atëbotë ishte vetë bota, ishte e njëjta gjë. Europa e atyre kohëve quhej më së pari Europa e krishterë dhe osmanët i kallën datën kësaj të fundit jo sepse ishin pushtues, as sepse ishin osmanë, por sepse ishin myslimanë. Skënderbeu­n e çmuan kudo jo sepse po mbronte "trojet e të parëve", por sepse u bë një "atlet i Krishtit" ( titull papnor që iu dha nga Kalisti III), siç u bënë edhe Stefani i Madh i Moldavisë e Janosh Huniadi i Hungarisë, që në fakt nuk ishte hungarez. Ishte rumun, më saktë, vllah. Por ka mbetur në histori si një hero hungarez. Dhe kjo nuk ishte një gjë e çuditshme.

Po pse lindi ai debat, sipas jush?

Ai debat ishte fryt i kompleksev­e, maktheve, paranojave e mendjengus­htësisë që, duhet thënë kjo, nuk janë veç një problem vetëm yni. Dua të them se debate të tilla ndodhin edhe gjetkë në Ballkan. Kudo nuk të falin po të krijosh idenë se po u prek ikonat kombëtare dhe nuk pajtohen dot me ndonjë përpjekje për të njollosur këto ikona me stërkala të etnive të tjera përreth. Në momentin që një personazh është i madh, drejt tij zgjaten të gjitha duart. Ja, shikoni atë që ndodh me Nënë Terezën. Shqiptarët e maqedonasi­t janë në garë për ta "përvetësua­r" të tërën. Sikur të ish në dorën e tyre, do ta kishin shqyer copash, për të rrëmbyer prej saj ç'të mundnin, ndonjë krah, a mollaqe, a gjí, a ku di unë se çfarë tjetër.

 ??  ?? MUSTAFA NANO GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT “PROVOCATEU­R”
MUSTAFA NANO GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT “PROVOCATEU­R”
 ??  ?? MUSTAFA NANO, GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT
MUSTAFA NANO, GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT
 ??  ?? Në gravurë, Vojsava shtatzënë me Gjergjin nga J. Breu II, 1533, Gjermani
Në gravurë, Vojsava shtatzënë me Gjergjin nga J. Breu II, 1533, Gjermani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania