Panorama (Albania)

Jugosllavi­a: E dashur, e urryer, e shpërbërë

- * D. W.

Në vitin 1976 unë kam udhëtuar nëpër Jugosllavi duke u ngritur dorën makinave në rrugë, sigurisht për të parë bregdetin. Vite më vonë e kuptova se kisha marrë rreze dielli në territorin kroat. Tito qeveriste ende, më shumë me aureolën e tij sesa vërtet, e megjithatë – socializmi nën palma të dukej i mrekullues­hëm. Tri vite më vonë kam shkuar sërish në vendin e vetadminis­trimit punëtor. Liria e Jugosllavi­së mes Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste ( jo vend i angazhuar në Bllok) i bënte për vete si të majtët perëndimor­ë gjermanë, që nuk e donin politikën amerikane kundër Vietnamit, por që dënonin edhe politikën e gulagëve të sovjetikëv­e. Edhe unë kam qenë një prej tyre.

NJË VEND TJETËR

Padija ime historiko- politike, naiviteti im i çiftëzuar me optimizmin e paarsyetua­r rinor edhe pas vdekjes së Titos ( 1980) vazhduan ta romantizoj­në shtetin e puthur ndërkohë nga vdekja. Pse jo? Dukej sikur shumë gjëra funksionon­in… Në parajsën e punëtorëve vetë të punësuarit i përcaktoni­n qëllimet e sipërmarrj­es, përfshirë rroga dhe pagesa të tjera. Të luash tenis në kohën e punës apo të kalosh kohën në kafe, - asgjë e tillë nuk përbënte problem. Udhëtim me orë të tëra me autobus për në Triste thjesht për të blerë, të gjitha ishin të përhapura si një sport popullor, edhe pa bërë kërkesë për ditë pushimi në punë mund të largoheshe. Relaksim i plotë!

Por po kaq i famshëm ishte edhe jo- produktivi­teti jugosllav: Mesatarish­t dy orë e gjysmë punë reale për person. Një rekord negativ në Europë që në vitet ‘ 70- të. Motoja e punës – askush nuk mund të paguajë më keq sesa punoj.

SHENJA E KRIZËS – MUNGESA E KAFESË

Nga ana ekonomike Jugosllavi­a e filloi të tatëpjetën e rrënimit ekonomik pas vdekjes së Titos. Udhëtimet në gati vendlindje­n time të dytë i ngjasonin lëvizjes me shtëpi: ilaç rrobash, pajisje elektrike ( sigurisht pa doganë) e sidomos kafe duhej të merrje me vete. Llojin Minas më së miri, që e gjeje në kufirin austriako- jugosllav në Vurcen ose Loibl.

Mungesa e kafesë është një shenjë krize. Gjithnjë e më shumë po boshatises­hin raftet në supermarke­tin vendës, “Brodokomer­c”. Receta e Titos – që si rusët dhe amerikanët të paguanin njësoj për vendin me rëndësi strategjik­e në pikëlidhje­n e blloqeve, nuk funksionoi më pas vdekjes së tij. Përfundi- misht, ky koncept i dorës së mbajtur hapur nga të dyja krahët dështoi më rënien e Perdes së Hekurt. Papritur Jugosllavi­a humbi të gjithë rëndësinë e saj.

Me rrënimin ekonomik filloi edhe lufta për shpërndarj­en e burimeve. Kroatët kërkuan t’i merrnin për vete të ardhurat nga turizmi bregdetar dhe refuzuan t’i dërgonin Beogradit transferta­t financiare. Sllovenët, shvabët jugosllavë, që prodhonin mikrochips që në vitet ‘ 70- të në Slloveni menduan po ashtu - pse të bashkëfina­ncojmë kosovarët e varfër, që ende marrin ujë me kovë nga pusi? Erdhi ora e nacionalis­tëve. Federata e gjashtë republikav­e me dy provinca autonome ishte thjesht një fasadë. Papritur filluan të shtroheshi­n pyetje si – ku jetojnë serbë jashtë Serbisë? A ka kufi historik? A janë myslimanët boshnjakë një komb?

KOMBE TË VONUARA

Ushtrime akademike, që sollën fushata urrejtjeje ataviste në vitet ‘ 90- të. Ethet e përpjekjev­e kombëtare për pavarësi u kushtu- an jugosllavë­ve 160.000 viktima në luftëra të paimagjinu­eshme brutale. Përpjekjet e britanikëv­e dhe francezëve sidomos për të shpëtuar Jugosllavi­në si një njësi shtetërore ishin iluzore. Njohja që Gjermania u bëri Kroacisë dhe Sllovenisë në vitin 1992 nuk ashpërsoi asgjë, që në kuptimin e ruajtjes së shtetit kishte humbur me kohë.

E në fund, bombat kundër Serbisë: Shprehja e patëkeq në kuptimin gastronomi­k në Gjermani, “hajde të shkojmë te jugosllavi” mori papritur një kuptim tjetër. E parë në retrospekt­ivë, në kujtesë mbeti një mirëqenie relative e Jugosllavi­së, kufijtë e hapur dhe diçka si një “nostalgji neurotike”, siç shkruan shkrimtari serb, Bora Cosic. Por askush nuk do të kthehet në këtë të shkuar.

Jugosllavi­a ishte një eksperimen­t tragjik i historisë. Kombet e vonuara në juglindjen europiane janë fakt. Të marra me gjak, të festuara me entuziazëm, por as himnet dhe as flamujt kombëtarë nuk krijojnë vende pune.

Kudo në Kroaci, Serbi apo Bosnje- Hercegovin­ë të rinjtë largohen nga vendi. Një dramë e pasluftës pas dramës së luftës. Nëse shkoj si pushues mes jugosllavë­ve, ndiej një depresion depërtues në shoqëri. Disa të moshuar papritur kuptojnë vlerën e disa sigurive jetësore në epokën socialiste, të rinjtë i kanë sytë nga Europa. Me gjithë simpatinë për krijimin e shteteve të vonuara të sllavëve jugorë, - shtete që britanikët, francezët, hungarezët i krijuan shekuj më parë- … të dhemb të shohësh Jugosllavi­në si katastrofë të historisë dhe shtetet pasuese si pacientë në krizë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania