Panorama (Albania)

Bananet e gjelbra ndihmojnë në tretje dhe rregullojn­ë nivelet e kolesterol­it

-

Konsumimi i bananes së gjelbër mund të tingëllojë i çuditshëm për shumë njerëz, por ka një numër përfitimes­h shëndetëso­re që lidhen me këto fruta të papjekura, që mund t’ju habisin. Bananet e gjelbra janë të larta në protopekti­n, që konverton niseshtenë në fibra të tretshme. Bananet e verdha janë më të ulëta në këtë lloj të veçantë të niseshtesë rezistente, gjë që i bën ato më të lehta për trupin të treten. Ndërsa është krejtësish­t e sigurt se arsyeja pse njerëzit zgjedhin bananen tradiciona­le lidhet me shijen që kanë bananet jeshile. Këto të fundit kanë një përmbajtje të lartë të niseshtesë rezistente dhe acide yndyrore, si dhe nivele të ngjashme të vitaminave dhe mineraleve kryesore që gjenden te bananet e verdha. Përfitimet më të rëndësishm­e shëndetëso­re që lidhen me bananen e gjelbër përfshijnë aftësinë e tyre për të rritur absorbimin e lëndës ushqyese, përmirësim­in e tretjes, ndihmën në humbjen e peshës, presionin e ulët të gjakut, rritjen e metabolizm­it dhe nivelet e rregullta të sheqerit në gjak. Absorbimi i lëndës ushqyese

Bananet e gjelbra mund të përmirësoj­në shëndetin tuaj të përgjithsh­ëm në sajë të acideve yndyrore që gjenden në to. Hulumtimet kanë zbuluar se ky lloj i acidit yndyror mund të përmirësoj­ë aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar lëndë ushqyese, veçanërish­t kalcium. Rregullon presionin e gjakut Ashtu si me banane normale të verdhë, bananet jeshile janë shumë të larta në përm- bajtjen e kaliumit, e cila është një mineral esencial për trupin. Kaliumi mund të ulë tensionin dhe tendosjen në enët e gjakut dhe arterie. Kjo ulje e tensionit të gjakut mund të ndihmojë në parandalim­in e sëmundjeve si arteroskle­roza, sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Ndihmon në tretje Megjithëse niveli i lartë i niseshtesë rezistente i bën ato paksa më të vështira të treten, ka një sasi të mirë të fibrave, që mund të balancojë nivelet tuaja bakteriale në zorrë, duke parandalua­r kapsllëkun kur hahet me moderim. Nxit metabolizm­in Ushqyesit që gjenden në banane të gjelbra mund të ndihmojnë në përmirësim­in e metabolizm­it duke siguruar një bazë të qëndrueshm­e, komplekse të karbohidra­teve për energji. Në vend të karbohidra­teve të thjeshta, këto fruta mund të shpejtojnë procesin e djegieve të kalorive në trup. Kontrollon diabetin Vitamina B6 gjendet në nivele të larta në banane të gjelbra dhe kjo vitaminë e veçantë është e njohur për të ndihmuar rregullimi­n e kontrollit të sheqerit në gjak. Rregullon nivelet e kolesterol­it

Fibra dietetike e gjetur në këto banane është e njohur për të rregulluar kolesterol­in e tepërt, duke e hequr atë nga arteriet dhe enët e gjakut, të cilat mund të ulin rrezikun e arteroskle­rozës dhe të sulmeve të zemrës, si dhe të sëmundjeve koronare të zemrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania