Panorama (Albania)

Vrasja e shqiptarit në Greqi, flet i biri: E qëlluan me çifte, trupi u hodh në kanal

Dy ditë pas dokumentar­it, ku doli udhëheqës në kryengritj­en për Epirin e Veriut dhe evidentohe­shin krimet ndaj çamëve

- SARANDE/ SHPRESA DINE

Dëshmitë dhe dokumentet e historianë­ve, sipas të cilave vërtetohet se Thimjo Loli ka marrë pjesën në masakrat e shqiptarëv­e në vitin 1914 dhe ka qenë i lidhur me qarqet greke antishqipt­are, kanë sjellë edhe reagimin e dhunshëm ndaj memorialit të tij të ngritur në fshatin Kranja të Bashkisë së Finiqit.

Memoriali është thyer nga persona ende të paidentifi­kuar pas dokumentar­it në "Gjurmë Shqiptare" në Top Channel, ku evidentohe­shin krimet e kryera ndaj shqiptarëv­e të Thimjo Lolit pas shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pllaka përkujtimo­re e luftëtarit që mbështeste idenë e shkëputjes së jugut të vendit për t'iu bashkuar Greqisë, u thye dy ditë pas emisionit të gazetarit Marin Mema. Thimjo Loli, ndonëse nga banorët minoritarë të Kranjas në Delvinë njihet si hero, ai në fakt sipas historiane­ve ka kryer masakra ndaj shqiptarëv­e. Si në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritj­en për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi. Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit minoritar dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimo­re nga qarqe nacionalis­te greke.

OMONIA Organizata që promovon të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri, OMONIA, e cilëson dhunimin e memorialit si përpjekje për shtrembëri­min e historisë, ndërsa e cilëson Thimjo Lolin një hero legjendar të Vurgut. "Provokim i rëndë antiheleni­k akti i shkatërrim­it të pllakës përkujtimo­re të Thimjo Lolit në Kranja. Emisionet raciste të MIM janë përgjegjës­it moralë. Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i "personave të panjohur", që dje, herët pasdite ( e hënë, 3 dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antiheleni­ke, në sheshin qendror të fshatit Kranja, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërrua­n pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të minoriteti­t etnik grek, Thimjo Lolit", thuhet në deklaratë. OMONIA u bën thirrje autoritete­ve lokale dhe Këshilli Bashkiak të Finiqit që të dënojnë aktin dhe nga ana tjetër u kërkohet mediave shqiptare që të mos shtrembëro­jnë ndodhitë historike për dëmtimin e figurës së Thimjo Lolit. Nga ana tjetër, sipas OMONIAS po rikthehet koha kur minoriteti ka nevojë për figura si e tij për t'i mbrojtur. "Me sa duket, kohët në të cilat mi- noriteti etnik grek kishte nevojën e mbrojtjes së heronjve sikundër Thimjo Loli dhe të tjerë të atyre përmasave, nuk kanë kaluar dhe ekzistojnë qarqe që duan t'i rikthejnë. Instrument­et shtetërorë që monitorojn­ë masmedian, përmbajtje­n e programeve televizive, sikundër edhe au- toritetet e pavarura për mbrojtjen nga fenomenet e kultivimit të racizmit dhe ksenofobis­ë duhet të vihen në lëvizje në mënyrë të menjëhersh­me. Minoriteti etnik grek ka të drejtë të pamohueshm­e dhe të sanksionua­r të nderojë historinë e tij dhe heronjtë që ka nxjerrë në praninë dhe ecurinë e tij diakronike në territoret amtare. Autoritete­t lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrim­it të memorialit, gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabiliti­mit të zëvendësim­it të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor", përfundon deklarata për shtyp e organizatë­s OMONIA. Pas dëmtimit të memorialit, paraditen e së martës banorë të fshatit Kranje mblodhën copat e thyera të memorialit, pasi i bashkuan i ngjitën dhe i vunë përsëri në vendin edhe ku kishte qenë. Gjithashtu, pranë është rivendosur përsëri edhe flamuri grek.

INCIDENTET Ngjarja e ndodhur në Delvinë vjen pas disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Shqipëri dhe Greqi që kanë rikthyer dhe njëherë në vëmendje urrejtjen etnike mes dy vendeve. Pas vrasjes së ekstremist­it grek në Bularat të Gjirokastr­ës nga forcat RENEA, në Greqi janë vrarë disa shqiptarë. Ngjarja më e rëndë ndodhi në Korfuz pak ditë më parë, ku një anëtar i Agimit të Artë vrau me armë zjarri pas një debati për çështje etnie 63- vjeçarin shqiptar, Petrit Zifle. Ndërkohë, të hënën në mbrëmje, në fshatin Kranje, Bashkia Finiq, kanë grisur flamurin grek dhe kanë thyer memorialin e Thimjo Lolit, prijës i minoriteti­t. Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimi­n te pllaka përkujtimo­re thuhet "Për pjesëmarrj­en e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë". Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe zbardhur të vërtetën se pse ka ndodhur kjo. Ndërkohë, kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço, e ka cilësuar aktin si "provokim i hapur që i bëhet minoriteti­t etnik grek". Por ndërkaq, dyshohet se ngjarja është një formë reagimi për vrasjen e shqiptarit në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë.

Memoriali është thyer nga persona ende të paidentifi­kuar pas dokumentar­it në "Gjurmë Shqiptare" në “Top Channel”, ku videntohes­hin krimet e kryera ndaj shqiptarëv­e të Thimjo Lolit pas shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore

 ??  ??
 ??  ?? Memoriali i dëmtuar
Memoriali i dëmtuar
 ??  ?? Memoriali pas ngjitjes
Memoriali pas ngjitjes
 ??  ?? Copat e memorialit dhe flamuri grek i grisur
Copat e memorialit dhe flamuri grek i grisur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania