Panorama (Albania)

Rama mesazh Brukselit: Në qershor hapni negociatat

“I meritonim që këtë qershor, na mbështetën shumica e vendeve të BE”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama i kërkoi Brukselit hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, duke i cilësuar ato të merituara dhe që kishin mbështetje­n e shumicës së vendeve të BE- së.

“Kroacia ka qenë një mbështetje e vendosur dhe e gjithhersh­me për Shqipërinë dhe për shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe të lindjes së Kroacisë moderne dhe ajo që ne presim nga Brukseli në qershorin e ardhshëm është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe që ka kërkuar që në këtë qershor shumica dërrmuese e vendeve anëtare, të hapim negociatat për anëtarësim”, tha Kryeminist­ri Rama gjatë konferencë­s së përbashkët me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç. Kryeminist­ri Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet Samiti i Kryeminist­rave të iniciativë­s së Europës Qendrore. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me homologun kroat, Andrej Plenkoviæ, ku u nënshkrua dhe Deklarata e Partnerite­tit Strategjik. Kryeminist­ri Rama mori mbështetje të plotë nga homologu i tij kroat në rrugën drejt anëtarësim­it në BE. “Kroacia është për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë, por edhe për anëtarësim­in e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Republika e Shqipërisë, por dhe Republika e Maqedonisë kanë kaluar një hap të madh mendoj, kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se nuk do të jetë problem, por shpresoj që edhe Shqipëria, edhe Maqedonia do të fillojnë negociatat”, tha Kryeminist­ri kroat Andrej Plenkoviç. Sipas tij, “Nënshkrimi i Deklaratës së Partnerite­tit Strategjik do të jetë një hap përpara për shkëmbimin e mallrave mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë”. I pyetur nga gazetarët kroatë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Kryeminist­ri Rama tha se termi Shqipëri e Madhe përdoret qëlli- misht nga Beogradi. “Përsa i përket ‘ Shqipërisë së madhe’, ky është një term që në Beograd, por jo vetëm në Beograd, del në sipërfaqe sa herë që shqiptarët kërkojnë disa të drejta evidente dhe sa herë që Shqipëria mbështet Kosovën me të drejtë”, tha Rama. Ai e cilësoi thirrje politike vendosjen e taksës 100% për produktet dhe mallrat serbe në Kosovë. “Vendosja e taksës 100% për produktet serbe është anormale, por situata është anormale. Kështu që, në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm. Në këto kushte anormale është një vendim që duhet marrë ashtu siç është, një klithëm reagimi politik dhe jo një veprim për luftë tregtare”, tha Rama në përgjigje të pyetjes për vendosjen e taksës në Kosovë. Sipas tij, Kosova duhet të marrë liberalizi­min e vizave në zonën Shengen. “Ka një frustrim të madh dhe besoj të arsyetuar në Kosovë edhe për faktin se liberalizi­mi i vizave që u premtua me të madhe nga Komisioni, edhe nga shtetet kryesore anëtare, pas marrëveshj­es për kufirin me Malin e Zi, nuk ka ndodhur dhe Kosova po jeton në një paradoks që nuk mund të përballohe­t më nga pikëpamja psikologji­ke”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania