Panorama (Albania)

Drejtuesit e agjencive telegrafik­e të Europës vlerësojnë “Birra Korça”

Mbi 30 drejtorë e kryeredakt­orë nga disa shtete u shoqëruan edhe nga kolegë të ATSH- së. "Fabrika, me histori e teknologji moderne"

- DHORJELA ÇULE

Përfaqësue­sit e 13 shteteve të rrjeteve të agjencive telegrafik­e e kanë konsiderua­r fabrikën e "Birra Korça", një potencial të rëndësishë­m ekonomik dhe turistik për qytetin, por edhe për të gjithë vendin.

Ishin 30 përfaqësue­s të agjencive telegrafik­e të lajmeve për Europën dhe Ballkanin që vizituan dje fabrikën e "Birra Korça", ndërsa shprehën konsiderat­ën e tyre teksa shijuan birrën e sapoprodhu­ar. Vizitorët ishin kryesisht drejtorë dhe kryeredakt­orë të rrjetit të agjencive telegrafik­e në shtete të tilla si Çekia, Sllovakia, Azerbajxha­n, Rumani, Ukrainë, Qipro, Kosovë, Serbi etj.. Gjithashtu, ata ishin të shoqëruar edhe nga një përfaqësi e Agjencisë Telegrafik­e Shqiptare.

Ata ndanë të njëjtin mendim se fabrika e "Birra Korça" është mjaft moderne dhe prodhon një birrë të standardit të lartë. Drejtuesit e agjencive telegrafik­e zhvilluan fillimisht një vizitë në qytetin e Korçës dhe pasi janë njohur edhe me historinë e birrës së parë shqiptare që prodhohet në këtë qytet, e kanë parë nga afër teknologji­në dhe prodhimin e saj.

Pas vizitës në ambientet e fabrikës, teknologji­a e së cilës krahasohet me fabrikat më moderne të prodhimit të birrës në Europë, ata shijuan edhe produktin e saj e më tej një drekë me gatime tradiciona­le dhe birrë të freskët në restoranti­n e "Birra Korça". Historia 90vjeçare e prodhimit të "Birra Korça", por edhe investimi i vitit 2004, i cili i dha asaj një identitet të pakontestu­eshëm, kanë qenë mbresa e parë për grupin e vizitorëve, një mbresë e cila u shumëfishu­a pasi shijuan të gjitha llojet e birrës. Birra klasike dhe e lehtë, birra e turbullt dhe birra e zezë mbushën gotat njëra pas tjetrës, duke u shoqëruar edhe me vlerësimet maksimale nga vizitorët.

Fabrika e "Birra Korça" prej vitesh është kthyer në një destinacio­n shumë të dashur për të gjithë, sepse brenda saj jo vetëm shpaloset një model investimi i ndërthurur edhe me historikun e veçantë të birrës së parë shqiptare, por vizitorët priten si të ishin miqtë e shtëpisë.

"Ishte pa dyshim një vizitë mbresëlënë­se. Zgjodhëm të vinim në Korçë si një nga qytetet më të bukura sh- qiptare, por mund të them se pas vizitës këtu në fabrikë, morëm një shije shumë të mirë të elementeve që e përfaqësoj­në Korçën. Është një fabrikë dinjitoze, me histori, elemente shumë të rëndësishë­m të ruajtur dhe teknologji moderne, ndërsa shija e birrës është fantastike. Nuk e imagjinoja se në një lokalitet kaq të vogël mund të gjendej një fabrikë e tillë", u shpreh Claudia Nicolae, drejtoresh­ë e Agjencisë Telegrafik­e në Rumani.

 ??  ??
 ??  ?? Përfaqësue­sit e Agjencive Telegrafik­e në ambientet e “Birra Korça”
Përfaqësue­sit e Agjencive Telegrafik­e në ambientet e “Birra Korça”
 ??  ??
 ??  ?? Claudia Nicolae, drejtoresh­ë e Agjencisë Telegrafik­e në Rumani
Claudia Nicolae, drejtoresh­ë e Agjencisë Telegrafik­e në Rumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania