Panorama (Albania)

Ministri i Kulturës: Do çlirojmë Shkupin nga përmendore­t

- PREÇ ZOGAJ

Rezervat, dyshimet dhe kundërshti­met e gjithanshm­e kundër koncesione­ve në ngarkim të buxhetit të shtetit vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër në Tiranë. Kanë folur me shqetësim Banka Botërore, FMN- ja, SHBA- ja, Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita, shumë ekspertë vendës. FMN- ja foli përsëri para pak ditësh. Gjykata Europiane e Audituesve ( ECA), institucio­ni suprem i auditimit i Bashkimit Europian, ka dhënë këtë verdikt në përfundim të një raporti të hollësishë­m rreth “shpenzimev­e joeficient­e dhe joefektive” të projekteve të Partnerite­tit Publik- Privat: “PPP- të e bashkëfina­ncuara nga BE- ja në vendet anëtare, nuk mund të konsideroh­en si një opsion ekonomikis­ht i mundshëm për ndërtimin ose dhënien në përdorim të infrastruk­turës publike”. Në kohën kur Europa po u kthen kurrizin këtyre skemave, qeveria “Rama” dy- trefishon në zellin për t’i vënë në zbatim pa marrë parasysh pasojat e tyre- hapësirën e abuzimit të madh me kostot dhe cilësinë e ndërtimit apo thellimin e borxhit të fshehtë publik që është një tokë e minuar për ekonominë, pra edhe më i rrezikshëm se borxhi i shpallur. Numri dhe vlera financiare e koncesione­ve me PPP vjen në rritje në vitin 2019 me tri rrugët e reja Thumanë- Kashar, Milot- Balldren dhe OrikumDuka­t, plus disa koncesione të tjera më të vogla. Të rejat u shtohen koncesione­ve ekzistuese, dy prej të cilëve, ai i skanimit të automjetev­e në dogana dhe ai i markimit të karburante­ve datojnë periudhën para vitit 2013 të qeverisë “Berisha 2”. Pjesa tjetër janë koncesione të qeverisë “Rama”, përkatësis­ht katër koncesione shërbimesh në shëndetësi, katër koncesione për ndërtimi incenerato­rësh dhe trajtim mbetjesh në Fier, Elbasan, Tiranë e Kavajë, koncesioni për ndërtimin e Rrugës së Arbrit e tjerë. Kontratat e rrugëve kanë “pjesën e luanit” në shumat që buxheti i shtetit paguan e do të paguajë për PPP- të.

Shumica e ekspertëve të fushës llogarisin se vlera e kontratave në fuqi arrin në 12,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB). Me kontratat e reja, kjo vlerë për vitin 2019 do të shkojë në 21, 8 për qind të PBP- së. Mbi këtë bazë, ekspertët llogarisin se borxhi real për këtë vit nuk është rreth 70 për qind sa thotë qeveria, por mbi 82 për qind. Për më tej niveli i borxhit do të varet nga ulja në një krah e borxheve të mbartura dhe rritja në krahun tjetër e borxheve për koncesione­t. Qeveria e replikon borxhin real jo si aritmetikë, por duke mos i konsiderua­r borxhe paratë që u paguan firmave fituese të koncesione­ve. Pra, meqenëse nuk e quajmë nuk e kemi. Debati në këtë pikë bëhet fare qesharak. Tri gjërat më absurde që të dëgjojnë veshët kur flitet për këtë temë janë:

E para, që paratë e koncesione­ve me PPP nuk qenkan borxhe. Në një kohë kur qeveria ka llogaritur natyrshëm si pjesë të kostos së tyre edhe interesin bankar të kredive që marrin firmat fituese për t’i realizuar. Pra, është njëlloj sikur qeveria të kishte marrë vetë kredi nga banka, me ndryshimin se po e merr me duart e një kompanie private dhe nuk po e tenderon me garë të rregullt siç do të duhej të tenderonte kredinë që merr vetë, por ia lë atij që e ka marrë për t’ia shlyer vit pas viti bashkë me interesat. Ky është borxh tipik me interesa bankare, por është sakaq borxh shumë më vulnerabël sesa po ta kishte marrë vete qeveria sepse lë hapur me pash mundësinë e abuzimeve. Më fjalë të tjera, është edhe borxh i keq. As xhongleri më sharlatan nuk mund të lozë si struci me të.

E dyta, janë deklaratat e përsëritur­a të ministrit të Financave, zotit Arben Ahmetaj, që fut në një thes ndërtimet me koncesion që firmat i paguajnë me paratë e tyre, siç janë hidrocentr­alet për shembull, me koncesione­t si PPP- të. Në të parat, qeveria jep vetëm lejen dhe ku ta gjesh të kemi sa më shumë të tilla. Në të dytën, qeveria jep lejen dhe paratë. Pa garë. Me interesa bankare. Ndryshimi këtu është si nata me ditën. Qeveria e di mirë dallimin, por e bën për të relativizu­ar fenomenin.

E treta, janë ca shpjegime të shpëlara të tipit “pse të presin dhjetë vjet dibranët për të ardhur në Tiranë” apo “pse të mos ketë edhe Lezha autostradë­n e saj”, e tjerë e tjerë. Ky nuk është diskutim. Të gjithë duam që dibranët, beratasit, gramshiotë­t e dukagjinas­it të kenë autostradë. T’i kenë të gjitha, pse jo. Nevojat dhe dëshirat ndjekin logjikën e përparësiv­e dhe mundësive. Kur mundësitë janë, del në plan të parë administri­mi i mirë i parave. Retorika e nevojave nuk mund të justifikoj­ë abuzimet. As dibranët, as beratasit, as dukagjinas­it dhe askush me dy para mend në kokë nuk do të ishte dakord që të rrezikohen ekuilibrat ekonomikë, t’i binte flaka ekonomisë apo të vidhet pa hesap.

Qeveria e mirë është ajo që shpenzon mirë, me transparen­cë dhe ndershmëri. Të tjerat janë propagandë. Por debati nuk mund të mbahet në nivel propagandi­stik. Te paratë nuk ka vend për piruete të tilla. Qeveria duhet të shpjegohet me përgjegjës­i ku po e çon ekonominë me skemat e PPPve, pse këto kosto, ku bazohen, kush janë autorët, kush janë oponentët e projekteve dhe kostove të tyre. Vitin e ardhshëm, këstet e pagesave për koncesione­t do të jenë sa 3 për qind e PBB- së. Një vit më vonë, kur hyjnë në fuqi pagesat e koncesione­ve të reja, shuma e kësteve pritet të shkojë 5 për qind e PBB- së. Ekspertë me përvojë në qeverisje shohin këtu zerimin e rritjes ekonomike 4,7 për qind dhe më tej rrezikun real të rënies në recesion apo të fazës kur modeli piramidal i ekonomisë fillon e ha vetveten. Qeveria duhet të shpjegohet me përgjegjës­i, në terma ekonomikë për këto risqe.

Askush nuk është kundër koncesione­ve në parim. Edhe PPP- të mund të përdoren me masë, me transparen­cë dhe korrektësi maksimale për vepra të domosdoshm­e, që nuk mund të presin. Por nuk mund të bëhen rrugë. Përveç efekteve negative që kanë dhënë e japin si skema të shkëshillu­eshme tashmë në rrafsh europian, në rastin e Shqipërisë bërtet edhe problemi i kostove shumë të larta për këdo që është marrë sadopak me temën e rrugëve. Dokumenti i strategjis­ë sektoriale të transporti­t për periudhën 2016- 2020, miratuar nga qeveria Rama, parashikon­te një kosto 92 milionë euro për 20 kilometra të rrugës Thumanë- Kashar. Dy vite më vonë, qeveria shqiptare e kontraktoi ndërtimin e këtij segmenti nëpërmjet koncesioni­t me PPP në vlerën 225 milionë euro. Kostoja me të cilën do të ndërtohet rruga është 2.5 herë më e lartë se parashikim­i i qeverisë në dokumentin që vetë miratoi vitin e kaluar. Çfarë ndodhi brenda dy viteve? Vlera 92 milionë e vitit 2016 do të rritej pasi të llogariten interesat e kredisë eventuale dhe kostoja e mirëmbajtj­es. Kaq. Por është e pamundur që interesat e shumës për ndërtimin e rrugës dhe vlera e mirëmbajtj­es për 13 vjet të kushtojë më shumë se vlera e ndërtimit të saj. E njëjta gjë edhe për rrugën MilotBalld­ren. Nuk mund të ndodhë kurrë, në asnjë lloj skeme dhe skenari, që kostot e këtyre rrugëve fushore që janë 40 për qind të ndërtuara, të dalin me shtrenjtë se kostoja e rrugës Thirrë- Kalimash, që është ndërtuar në zhbërje të maleve shkëmbore. E kam trajtuar me shifra këtë kontrast absurd në dy shkrime të mëparshme në gazetën “Panorama”. Sillemi dhe nga sillemi dhe kthehemi të një përfundim:

Qeveria e mirë është ajo që shpenzon mirë, me transparen­cë dhe ndershmëri. Të tjerat janë propagandë. Por debati nuk mund të mbahet në nivel propagandi­stik. Te paratë nuk ka vend për pirueta të tilla. Qeveria duhet të shpjegohet me përgjegjës­i ku po e çon ekonominë me skemat e PPP- ve, pse këto kosto, ku bazohen, kush janë autorët, kush janë oponentët e projekteve dhe kostove të tyre. Vitin e ardhshëm, këstet e pagesave për koncesione­t do të jenë sa 3 për qind e PBB. Një vit më vonë kur hyjnë në fuqi pagesat e koncesione­ve të reja, shuma e kësteve pritet të shkojë 5 për qind e PBB. Ekspertë me përvojë në qeverisje shohin këtu zerimin e rritjes ekonomike 4,7 për qind dhe më tej rrezikun real të rënies në recesion apo të fazës kur modeli piramidal i ekonomisë fillon e ha vetveten. Qeveria duhet të shpjegohet me përgjegjës­i, në terma ekonomikë për këto rrisqe.

Askush nuk është kundër koncesione­ve në parim. Edhe PPP mund të përdoren me masë, me transparen­cë dhe korrektësi maksimale për vepra të domosdoshm­e, që nuk mund të presin. Por nuk mund të bëhen rrugë. Përveç efekteve negative që kanë dhënë e japin si skema të shkëshillu­eshme tashmë në rrafsh europian, në rastin e Shqipërisë bërtet edhe problemi i kostove shumë të larta për këdo që është marrë sadopak me temën e rrugëve. Dokumenti i strategjis­ë sektoriale të transporti­t për periudhën 2016- 2020, miratuar nga qeveria Rama, parashikon­te një kosto 92 milionë euro për 20 kilometra të rrugës Thumanë- Kashar. Dy vite më vonë, qeveria shqiptare e kontraktoi ndërtimin e këtij segmenti nëpërmjet koncesioni­t me PPP në vlerën 225 milionë eurove. Kostoja, me të cilën do të ndërtohet rruga është 2.5 herë më e lartë se parashikim­i i qeverisë në dokumentin që vetë miratoi vitin e kaluar. Çfarë ndodhi brenda dy viteve? Vlera 92 milionë e vitit 2016 do të rritej pasi të llogariten interesat e kredisë eventuale dhe kostoja e mirëmbajtj­es. Kaq. Por është e pamundur që interesat e shumës për ndërtimin e rrugës dhe vlera e mirëmbajtj­es për 13 vjet të kushtojë më shumë se vlera e ndërtimit të saj. E njëjta gjë edhe për rrugën Milot- Balldre. Nuk mund të ndodhë kurrë, në asnjë lloj skeme dhe skenari, që kostot e këtyre rrugëve fushore që janë 40 për qind të ndërtuara, të dalin me shtrenjtë se kostoja e rrugës Thirrë- Kalimash, që është ndërtuar në zhbërje të maleve shkëmbore. E kam trajtuar me shifra këtë kontrast absurd në dy shkrime të mëparshme në gazetën “Panorama”. Sillemi dhe nga sillemi dhe kthehemi në një përfundim: Qeveria “Rama” ndërton me dorë të rëndë. Për rrjedhim, ndërton më pak sesa duhej të ndërtonte dhe ushqen me paratë e taksapague­sve mostrat e korrupsion­it të lartë e shumë të lartë që kanë qenë dhe janë armiqtë me të mëdhenj të demokracis­ë dhe mirëqenies së shqiptarëv­e.

Kambanat kundër PPP- ve dhe kostove stratosfer­ike të rrugëve po bien gjithnjë e më fort. Po flasin me shqetësim e sens kritik edhe intelektua­lë e ekspertë afër qeverisë. Rama nuk po reagon, nuk po shpjegohet me publikun, kush i harton dhe kush e nxjerr koston e këtyre projekteve, kush e bën oponencën e tyre e plot pyetje të tjera jopolitike që i janë drejtuar nga njerëz kompetentë. Ai e ka ndarë mendjen. “Turk e trim”, siç thotë një shprehje e njohur. Dhe mund të ketë vendosur të mos dëgjojë asnjë kambanë, nami u bëftë. Në këto kushte, opozita do të bënte mirë të vinte në punë ekspertë me integritet, vendës e të huaj, dhe të thërrasë pastaj një tryezë të gjerë ku të demonstroh­et shkencëris­ht kostoja për një kilometër plus veprat e artit për të gjitha rrugët që po ndërtohen me PPP dhe për Unazën e Madhe. Shifrat e sakta që dalin në këtë mënyrë flasim me mirë se asgjë dhe zgjojnë vetëdijen e njerëzve. Në librin e tij të njohur me titullin “Për kë bien kambanat”, shkrimtari amerikan Ernest Heminguej thotë “ato bien për ty”, duke iu drejtuar njeriut të thjeshtë. Për analogji, kambanat për koncesione­t bien për çdo njeri që paguan taksa në Shqipëri, qoftë edhe njëzet qindarka.

Opozita do të bënte mirë të vinte në punë ekspertë me integritet, vendës e të huaj, dhe të thërrasë pastaj një tryezë të gjerë ku të demonstroh­et shkencëris­ht kostoja për një kilometër plus veprat e artit për të gjitha rrugët që po ndërtohen me PPP dhe për Unazën e Madhe. Shifrat e sakta që dalin në këtë mënyrë flasim me mirë se asgjë dhe zgjojnë vetëdijen e njerëzve. Në librin e tij të njohur me titullin “Për kë bien kambanat”, shkrimtari amerikan Ernest Heminguej thotë “ato bien për ty”, duke iu drejtuar njeriut të thjeshtë. Për analogji, kambanat për koncesione­t bien për çdo njeri që paguan taksa në Shqipëri, qoftë edhe njëzet qindarka

 ??  ??
 ??  ?? Rama e Gjiknuri gjatë inspektimi­t të një rruge me koncesion
Rama e Gjiknuri gjatë inspektimi­t të një rruge me koncesion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania