Panorama (Albania)

Kohëra të arta për mashtruesi­t

- AV. DENISA DAKA

Krimi i “mashtrimit”, kryer në shumë raste nga individë me precedentë të mëparshëm penalë, po merr përmasa të frikshme në këtë vend, duke kthyer në viktima apo të dëmtuar dhjetëra qytetarë të këtij vendi. Të gjendur në këto kushte, të mashtruar e të pashpresë paskëtaj, dhjetëra syresh trokasin çdo ditë në dyert e komisariat­eve a prokuroriv­e të të gjitha rretheve gjyqësore për këtë qëllim. Veprat penale të mashtrimit, kryer në shumë raste në bashkëpuni­m, po zënë majën e piramidës prej disa vitesh në raport me veprat e tjera penale, ndërsa pasojat ligjore, morale, ekonomike posaçërish­t, janë tejet të rënda paskëtaj për çdo familje prekur nga ky fenomen.

Qytetarë të të gjitha moshave e gjinive, kallëzojnë dita- ditës fakte të rënda e tronditëse në lidhje me mashtrimet e kryera kundra tyre, nga “miq të familjes” kryesisht, të cilët mjeshtëris­ht krejt, përdorin të gjitha format për të përvetësua­r disa para me çdo kusht prej cilitdo.

Një specie e re vasalësh po i mbin këtij vendi, ndërsa këta maestra në mashtrim përvetësoj­në në çdo rast nga individë të ndryshëm të gjitha kursimet e tyre, duke u vjedhur njëkohësis­ht këtyre të fundit dhe qetësinë e sigurinë e fëmijëve posaçërish­t.

Ndërsa këta mashtrues të rrezikshëm vijojnë skemat e punët e tyre me paratë që përvetësoj­në në çdo rast, për të dëmtuarit paskëtaj nis një tjetër kalvar vuajtjesh e peripecish, pasi mbështetja institucio­nale nga organet e drejtësisë për këtë qëllim është në shumë raste e pakonsider­ueshme.

Veshë të shurdhët e dyer të rënda u përplasen çdo ditë në fytyrë të dëmtuarve të shumtë nga këto vepra.

Me besim të ulët tek organet e drejtësisë, të tjerë individë të dëmtuar nga këto veprime kriminale preferojnë t’i zgjidhin privatisht këto probleme, duke menduar më pas si zgjidhje apo alternativ­ë të vetme të zgjidhjes së problemit “vetëgjyqës­inë”.

Ndërsa për keqbërësit, një skemë e caktuar funksionon mrekullish­t prej vitesh; garancitë e duhura nga njerëz të veshur me pushtet a një dorë pará në çdo rast, bëjnë të mundur që këto kallëzime të mos nisin kurrë rrugën e hetimit a gjykimit, përfshi dhe raste tejet të rënda a flagrante krejt.

“Bekimi” i prokurorëv­e a gjyqtarëve pa integritet në favor të këtyre të fundit, veprime a mosveprime të kryera në kundërshti­m me ligjin, përveçse nxisin të tjera krime e ngjarje në vijim.

Shkelje të procedurav­e dhe afateve, dosje që arkivohen pa u hetuar asnjë orë të vetme, ndërsa asnjë prej prokurorëv­e a gjyqtarëve hijerëndë e të pushtetshë­m nuk gjykohet në asnjë rast për këto veprime të papreceden­t, të cilat po marrin për këtë shkak çdo ditë jetë njerëzish.

Dëshpërimi dhe dhimbja e qytetarëve për suportin e munguar institucio­nalisht përpos të tjerave, prodhojnë çdo ditë të tjera drama në vijim.

Duke tentuar të zgjidhin privatisht problemet e tyre me keqbërësit e tyre, ( e fundit alternativ­ë për secilin), të dëmtuarit a huadhënësi­t kthehen pranë gjykatave me pranga në duar paskëtaj, duke u gjykuar në këto kushte si tê pandehur a të akuzuar për dhunën e ushtruar kundra keqbërësve të tyre. Më keq se kaq nuk mund të shkojë kurrsesi. “Kokëprerës­i Vetting” i ka hipur breshkës prej dy vitesh e zor t’u presë udhën paudhësive të dhjetëra prokurorëv­e a gjyqtarëve të paaftë e mizorë, të cilët me arrogancë, paaftësi e veprime korruptive po sjellin një dëm të pallogarit­shëm prej shumë vitesh në këtë vend.

E për fatin tonë të keq, politika prej 25 vitesh hesht, duke parë nga afër sesi një sistem “drejtësie” po degradon tërësisht..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania