Panorama (Albania)

Veliaj kundër Lubonjës: Ish- i persekutua­ri analist del me persekutor­in e vet

Vijon aksioni i IKMT për shembjen e objekteve. Kreu i Bashkisë: Nuk tërhiqemi nga projekti i Unazës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Përmes rezistencë­s së pronarëve të shtëpive dhe përplasjev­e me efektivët e Policisë, këtë të martë u shemb objekti i 15- të që preket nga gjurmët e projektit të Unazës së Re. Një ndërtesë dykatëshe e familjes Nela në Laprakë është shembur nga IKMT, pavarësish­t rezistencë­s të pronarëve dhe përplasjes së tyre me Policinë.

Për rreth 60 minuta, pjesëtarë të familjes Nela u ngujuan në banesën e tyre, por me ndërhyrjen e efektivëve të Policisë janë larguar nga ndërtesa dhe më pas ka filluar shembja. Pronari i objektit në zonë e Laprakës, Bajram Nela, deklaroi se ka 30 vjet që punon për ndërtimin e shtëpisë dhe nuk mund të skualifiko­het nga procesi i legalizimi­t. “Do rezistojmë deri në pikë të fundit, nuk e lëshojmë shtëpinë. Erioni nuk mund të më gënjejë me karamele. Kam 30 vjet që punoj për këtë shtëpi. Banesa ishte në proces legalizimi, por është skualifiku­ar. E kemi ankimuar pasi vendimi i skualifiki­mit nuk është vendimtar dhe presim fjalën e drejtësisë. Kur Gjykata të thotë që projekti i Unazës së Madhe është i ligjshëm dhe të marrë vendim për banesën time, atëherë unë zbatoj vendimin e Gjykatës. Unë e njoh ligjin dhe dua që shteti të zbatojë ligjin. Policia ka ardhur pa dokumente për të prishur vendimin”, tha kryefamilj­ari Nela. Por përmes një reagimi, kryebashki­aku Veliaj kujtoi se rasti i familjes Nela është tipik i “rrumpallës së fahrinjve”, pasi personi në fjalë ka qenë ish- zyrtar i kthimit të pronave në kohën e PD- së. “Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD- së, që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qira- shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, kujton Veliaj.

VENDIMI Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka garantuar se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re. Kryebashki­aku i cilësoi filma të parë edhe më herët, zhurmat e prodhuara nga kundërshta­rit e progresit në Tiranë dhe premtoi se qyteti do të zhvillohet për të kapur standardet europiane. “Ne nuk bëjmë asnjë sprapsje, për asnjë projekt që cenon dhe që na handikapon për të kapur standardet europiane. Ne nuk tërhiqemi as nga Unaza, as nga më shumë sheshe, as nga më shumë lodra për fëmijët. Unë i kam parë këta filma më përpara. Gjithmonë ka një minorancë që bën zhurmë, gjithmonë ka një kundërshta­r të progresit, se nuk dua ta quaj armik. Nëse do të vazhdojmë me vendosmëri­në e ushtarakëv­e, me drejtësinë dhe integritet­in që ushtarakët kanë, besoj që ky qytet jo vetëm do të bëhet si shumë vende të tjera të NATO- s, por pse jo edhe më i mirë. Sot shikoja që teksa po vazhdon progresi i qytetit, ka njerëz, të cilët thonë ‘ duam paret tona’. Paret e kujt? Në momentin që ke bërë 8 shtëpi pa leje, ne kemi detyrë të të strehojmë, se 7 të tjerat po i jep me qira. Sot nuk mundet shoqëria të të japë fitimin e munguar të diçkaje që e ke marrë pa të drejtë”, deklaroi Veliaj.

REAGIMI Prezencën e analistit Fatos Lubonja në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”, Veliaj e cilësoi si tragjikomi­ke, duke theksuar se po mbështetet paligjshmë­ria. Veliaj kujtoi edhe faktin se në krah të Lubonjës ishte deputeti i PD- së, Klevis Balliu. “Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish ish- persekutua­ri analist rri me persekutor­in e vet për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragjikome­dia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, theksoi kryebashki­aku i Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë përplasjes së banorëve me Policinë, dje në Laprakë
Gjatë përplasjes së banorëve me Policinë, dje në Laprakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania