Panorama (Albania)

Ligji i ri, si merret pa pagesë tapia e tokave me 7501

Kadastra ia dërgon Këshillit Bashkiak, nëse nuk përgjigjet për 30 ditë, tapia konsideroh­et e marrë

- ERVIN KOÇI

Ligji ri i qeverisë për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë parashikon edhe procedurën e pajisjes me certifikat­ë pronësie të tokave të përfituara me ligjin 7501.

Në nenin 10 të ligjit janë listuar kriteret që duhet të kenë përfituesi­t e ligjit 7051 për të marrë certifikat­ë pronësie pa pagesë. Sipas këtij neni, theksohet se përfitojnë kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë njëkohësis­ht këto kushte: "Kanë qenë legjitimua­r për të përfituar tokë sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 255, datë 2.8.1991, nr. 452, datë 17.10.1992 apo vendimeve të veçanta, pavarësish­t nëse kanë ndryshuar vendbanimi­n pas datës 1.10.1992. Këtu përfshihen edhe subjektet, që sipas informacio­nit të Gjendjes Civile, kanë ardhur me banim në territorin e ishndërmar­rjeve bujqësore pas datës 1.8.1991, si dhe banorët jopunonjës të ish- kooperativ­ave bujqësore; Subjektet që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperativ­e apo ndërmarrje­je bujqësore tjetër. Subjektet që përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ave bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore ose janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim dhe personat që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore". Personat që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe që ta regjistroj­në atë pa pagesë duhet të përmbushin njëkohësis­ht edhe kushtet që parashikoh­en në ligj si: "T'i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore; Toka të mos jetë pronë private e të tretëve; Toka të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve; Toka të mos jetë objekt i formave të kompensim- it fizik, sipas ligjit nr. 133/ 2015, "Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave", të ndryshuar; Toka të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues". Sipas ligjit, nëse ndalimet e listuara në këtë pikë të ligjit janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë pa shpërblim zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

PROCEDURA Sipas ligjit, kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas listës së përdoruesv­e të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. "Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, brenda 3 muajve, nga hyrja në fuqi e ligjit, përcjellin pranë ASHK- së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës saktëson sipërfaqen për kalim pronësie sipas nenit 11, me prezencën e përfaqësue­sit të administra­tës së njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe verifikon plotësimin e kushteve për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore. Pas procesit të verifikimi­t, ASHK- ja harton listën e përdoruesv­e faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat, të cilën ia paraqet për miratim Këshillit Bashkiak. Nëse brenda 30 ditëve nga administri­mi i dokumentac­ionit, njësia e vetëqeveri­sjes vendore nuk ka realizuar ven- dimmarrjen në Këshill Bashkiak, sipas pikës 4 të këtij ligji, atëherë akti administra­tiv ( vendimi) i Këshillit Bashkiak konsideroh­et i miratuar në heshtje, sipas përmbajtje­s paraprake të propozuar", theksohet në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania