Panorama (Albania)

Shqiptari i vrarë në Greqi, flet i biri: Pse u qëllua babai

Petrit Zifle u qëllua me çifte në Korfuz. Trupi u hodh në kanal

-

Xhulio Zifle, djali i shqiptarit të vrarë në Korfuz të Greqisë, duke folur për ngjarjen, ka deklaruar se babai i tij 63- vjeçar nuk ka pasur asnjë debat me autorin e krimit.

I riu nga qyteti i Beratit, duke folur në një lidhje direkte me emisionin "Dritare me Rudinën" në televizion­in "News24", ka treguar se Petrit Zifle u qëlluar me çifte më 25 nëntor nga një anëtar i Agimit të Artë. Xhulio nuk di të japë një arsye pse 44vjeçari grek ka kryer një akt të tillë, pasi, sipas tij, mes babait dhe autorit nuk ka pasur asnjë konflikt. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 63vjeçari, pasi është qëlluar për vdekje me armë gjahu, është hedhur në një kanal. Trupi i tij u gjet vetëm një ditë më pas, pasi ishin banorët ata që njoftuan Policinë. E përcollët babain? Po, e përcollëm të shtunën. E kthyet vetë trupin nga Greqia?

Po, vetë. Gjithçka e kam bërë vetë.

Ti jeton në Berat dhe jo në Greqi. Ti e telefonove babain?

Unë kam telefonuar motrën, mamin dhe mbesën se babai nuk dilte, kishte zbritur poshtë për të pirë kafe. Pastaj më kanë marrë në telefon rreth orës 16: 00 dhe më thanë që babai nuk ishte kthyer në shtëpi dhe telefoni i dilte i fikur.

Si e morët vesh për ngjarjen?

Menduam se mos kishte shkuar për vizitë te ndonjë shok. Pastaj, kur shkoi ora 20: 00, u bëmë merak që nuk po kthehej. Ai nuk vonohej kurrë dhe çdo drekë kthehej në shtëpi. Telefoni i dilte i fikur dhe koha ishte e keqe. Pasi pamë që gjithçka nuk ishte mirë, dolën e kërkuan. Shkuan në Polici dhe e denoncuan. Filloi kërkimet dhe Policia. Pastaj në mëngjes mora lajmin, më njoftoi mbesa se gjyshin e kanë gjetur të vdekur. Kështu e mora lajmin.

Çfarë bëtë më pas? Kërkuat autopsi? Shkove ti në Greqi?

Jo, unë nuk shkova sepse kisha njerëz të mi atje. E morën, i bënë autopsinë dhe të premten kemi tërhequr trupin.

Kur e morët vesh për vrasësin, çfarë ju shkoi në mendje? Ju nuk e keni njohur vrasësin?

Vrasësi tani ka dalë në dritë, se ne kemi menduar se nuk kemi pasur probleme me asnjë. Babi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Greqi dhe ishte njeri i respektuar, e njihnin të gjithë. Kur mora vesh lajmin, mendova se do ta ketë kapur zemra.

Familja është kthyer? Nuk do të ikni më Greqi?

Të paktën deri në 40 ditë do të jenë këtu.

Dini diçka tjetër nga Policia, se thonë se është vrarë nga Agimi i Artë? Dini diçka tjetër?

Unë nuk di diçka konkretish­t. Shumë media thonë gjëra të pabaza, prandaj dola të flas. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj…. Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet, duhet të thuhet e vërteta se kjo na e shton dhimbjen akoma edhe më shumë.

Jeni në dijeni që vrasësi ka avokat. Po familja juaj?

Po, po e ndjekim ngjarjen. Por nuk dua të flas më shumë për momentin, do të shprehem në një moment të dytë për këtë. Mua më kanë rënduar shumë këto që lex- oj. Babai im shikonte punën e vet dhe nuk kishte lidhje me asgjë. Unë dola që të mos spekulohen lajmet për babain tim. Se dëgjova këtë çështjen e Maqedonisë, babai im nuk është përzier në këtë çështje. Nuk përfshihej babai në çështje politike. Do doja që të mos spekullohe­j, sepse nuk ka pasur asnjë konflikt, e kanë vrarë në rrugë.

Të ka ofruar ndihme ambasada shqiptare në Greqi. Ke kontaktuar?

Ambasada shqiptare nuk na ka ofruar asnjë lloj ndihme. Më ka kontaktuar vetëm një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëv­e në Greqi.

 ??  ?? Djali i viktimës, Xhulio Zifle
Djali i viktimës, Xhulio Zifle

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania