Panorama (Albania)

Buxheti del me suficit, sa u rritën të ardhurat në 10 muaj

Të ardhurat totale u rritën 13 miliardë lekë

- DORINA AZO

Buxheti për 10- mujorin e vitit 2018 është mbyllur me 1,5 miliardë lekë suficit. Të ardhurat totale të arkëtuara nga administra­ta u realizuan në vlerën e 370 miliardë lekëve.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat u rritën 13,7 miliardë lekë apo 3,8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e 2017- ës. Të ardhurat nga TVSH- ja, treguesi kryesor i qarkullimi­t të konsumit në buxhet, në total u realizua në vlerën 118.5 miliardë lekë, me rritje 3.5 për qind ose 4 miliardë lekë më shumë se 10- mujori i vitit 2017. Ministria e Financave shpjegon se rënia e kursit të këmbimit të euros kundrejt monedhës vendëse ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH- ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave. Të ardhurat totale nga tatimet dhe doganat u realizuan në vlerën 325,7 miliardë lekë ose 13,8 miliar- dë lekë më shumë se 10mujori i vitit 2017. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 37,2 miliardë lekë. Ndikim ka pasur importimi i karburanti­t, si dhe prodhimi vendës që rezultoi rreth 486,430 tonë, me një rritje prej 19,753 tonë ose 4,2 për qind më shumë krahasuar me 10- mujorin e vitit 2017. Shpenzimet e përgjithsh­me për muajin e dhjetë të vitit 2018 arritën në rreth 368,5 miliardë lekë, me një rritje prej 2,4 për qind më i lartë ose rreth 8.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet për investime u realizuan në rreth 49,9 miliardë lekë ose 3,37 miliardë lekë më shumë se 2017- ta.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania