Panorama (Albania)

Kreditet e mjekëve, në fund të muajit mbyllet cikli i dytë

-

Në fund të këtij muaji përfundon edhe cikli i dytë i programit për edukimin në vazhdim për profesioni­stët e shëndetësi­së. Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit nga ana e Qendrës Kombëtare për Edukim, nuk ka të dhëna mbi numrin e krediteve që ka marrë secili profesioni­st. Vendimi i qeverisë parashikon­te që brenda një cikli 4- vjeçar, mjekët kanë detyrimin për të mbledhur një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatolog­ët dhe farmacistë­t e ndihmësfar­macistët 60 kredite, ndërsa infermierë­t e mamitë 40 kredite. Marrja e krediteve është kusht për të ruajtur vendin e punës. Ata, të cilët nuk do të arrijnë të kalojnë këtë prag, do t’i nënshtrohe­n një testimi për vlerësimin e njohurive. E njëjta gjë vlen edhe për ata, të cilët mbyllin me bilanc zero këtë cikël të dytë, duke mos u angazhuar në përditësim­in e njohurive. Eksperienc­a nga vitet e kaluara ka treguar se kanë qenë jo pak, ata të cilët nuk kanë arritur të marrin asnjë kredit përgjatë gjithë ciklit. Referuar raportit për vitin 2010- 2014, mjekët kanë rezultuar më neglizhent­ë sa i takon angazhimit të tyre në konferenca, trajnime apo simpoziume. Rregullorj­a e QKEV- së përcakton qartë se profesioni­stët e shëndetësi­së që nuk përmbushin detyrimet e programit për edukimin në vazhdim, do t’i nënshtrohe­n testimit. Në nenin 12 të rregullore­s thuhet se profesioni­sti pjesëmarrë­s në provim ka të drejtë të përsërisë një herë provimin e ricertifik­imit brenda periudhës 6 mujore të përcaktuar për këtë provim dhe në një kohë të dytë, jo më shumë se 5 herë. Përjashtoh­en nga detyrimi për të dhënë provimin mjekët, dentistët dhe farmacistë­t e punësuar në shërbim publik shëndetëso­r, që për 2 vjet ose më pak arrijnë moshën e pensionit. Të përjashtua­r do të jenë edhe ata profesioni­stë që kanë marrë lejen e ushtrimit të profesioni­t për herë të parë 2 vjet përpara përfundimi­t të ciklit të ricertifik­imit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania