Panorama (Albania)

Balla pret deputetin e Macron: Na mbështesni në hapjen e negociatav­e

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë takimit me deputetin francez Joachim SonForget, i partisë së Presidenti­t francez Emanuel Macron, La République en Marche, kërkoi mbështetje­n e Francës për hapjen e negociatav­e me BE- në. “Duke nënvizuar se Shqipëria ka nisur tashmë procesin ‘ screening’ dhe ka përmbushur një sërë prej detyrave që ka ky proces, Balla kërkoi mbështetje­n e partisë La République en Marche në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste. Theksi i këtij takimi ishte Reforma në Drejtësi, ku deputeti Balla theksoi se brenda dhjetorit do të ngrihen të tria institucio­net kryesore të drejtësisë: KLGJ, KLP dhe KED dhe se procesi i vetingut tashmë është një sukses. Për sa i përket një prej shqetësime­ve kryesore që qeveria franceze ka pasur, atë të azilkërkue­sve, gjatë takimit u bë e qartë se Shqipëria tashmë e ka zgjidhur këtë problem dhe se numri i shtetasve që kërkojnë azil është ulur në mënyrë drastike. E jo vetëm kaq, por Shqipëria tashmë është bërë vend pritës i emigrantëv­e që vijnë nga Siria dhe Iraku, duke e parë atë si rrugë kalimi për në vendet europiane. Nga ana e tij, deputeti francez Forget siguroi se Shqipëria është në rrugën e duhur në përmbushje­n e reformave, duke bërë një punë vërtet të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsion­it dhe emigrimit të paligjshëm. Si njohës i mirë i Rajonit të Ballkanit Perëndimor, deputeti francez theksoi rëndësinë që ka integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Europian. Joachim Son- Forget përgëzoi punën e qeverisë së drejtuar nga Kryeminist­ri Rama për të gjitha hapat e ndërmarra drejt rrugës europiane të Shqipërisë. Takimi u mbyll me ftesën nga ana e palës franceze për takime të kryetarit të Grupit, z. Balla në Francë në fund të janarit. Në këtë takim, zoti Balla shoqërohej nga zëvendësmi­nistrat Julian Hodaj, Petro Koçi dhe Teuta Vodo, njëkohësis­ht sekretare e Marrëdhëni­eve me Jashtë në Partinë Socialiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania