Panorama (Albania)

Lista me emrat e zhdukur në Vlorë, dyshime për të vrarë

Prokuroria heton për 22 të humbur, disa të implikuar me drogën

- VLORE

Zhdukja e të rinjve, peshkatarë­ve, emigrantëv­e apo biznesmenë­ve në Vlorë, është duke u hetuar nga Prokuroria e këtij rrethi, që në total, sipas edhe të dhënave të Policisë së Shtetit, janë 23 persona.

Prokuroria e Vlorës bën të ditur listën me 22 prej këtyre të zhdukurve nga periudha 2015- 2018. Por, sipas burimeve nga Akuza, ka procedim penal vetëm për 4 çështje, pasi janë gjetur elementë të veprës penale. "Nga 22 persona, vetëm 5 rezultojnë që kanë pasur skedime apo implikim me narkotrafi­kun. Mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gentian Çollaku, i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në Orikum, ku i riu ka grabitur me armë një karburant. Policia e ka referuar rastin në Prokurori, por dyshohet se humbja e kontakteve të tij me familjarët është për shkak të tentativës për t'iu shmangur dënimit", bëjnë të ditur burime nga Prokuroria. Sipas të dhënave, në vitin 2016 janë katër shtetas të larguar, në vitin 2017 gjashtë shtetas dhe në vitin 2018 janë denoncuar nga familjarët si të larguar nga banesa 13 shtetas. Mes personave të zhdukur, janë edhe tri femra. TRUPI I MASAKRUAR Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e disa prej tyre ka ardhur për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Burime nga Policia bënë të ditur se nuk përjashtoj­në dyshimin se ata mund të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar, këta persona konsideroh­en veçse të zhdukur. Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017- s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozua­r dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur "Përroi i Mollës", në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifiku­ar. NGJARJET E FUNDIT Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmeni­t Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017- s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici. Ksandro Imeraj, 32 vjeç, është një tjetër i ri, zhdukja e të cilit, është denoncuar nga të afërmit edhe nëpërmjet medias. Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rre- thana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç, u gjet pa jetë pranë Monumentit të Pavarësisë. Sipas të dhënave nga Policia, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det. Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportu­ar lëndë narkotike apo për t'u larguar nga Shqipëria. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për disa prej të cilëve dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët. Vetëm në këtë vit janë 13 denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës. Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Për zhdukjen e tyre dyshohet si i përfshirë Edison Harizaj. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri automatiku në autostradë, në afërsi të Durrësit, vetëm pak javë më parë, bashkë me një mikun e tij.

 ??  ?? Biznesmeni i zhdukur, Adriano Jaho
Biznesmeni i zhdukur, Adriano Jaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania