Panorama (Albania)

Ishin për vizitë te vajza, përplaset për vdekje çifti

Shkak dyshohet shpejtësia, ndalohet shoferi i “Benz- it”

- KORCE/

Shkuan për vizitë në shtëpinë e vajzës, përplaset për vdekje çifti i të moshuarve.

Dy viktimat janë identifiku­ar si Sami dhe Vjollca Shaholli, 70 dhe 63 vjeç, banues në fshatin Voskop të Korçës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17: 30 në aksin kombëtar Korçë- Pogradec. Çifti humbi jetën pasi u përplas nga një makinë “Benz”, tip fuoristrad­ë. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak metra larg shtëpisë së dhëndrit të të moshuarve, ku kishin shkuar për të vizituar vajzën e tyre. Në momentin që Sami dhe Vjollca Shaholli dolën në rrugën kryesore për të kaluar nga një krah në tjetrin, u përplasën në afërsi të fshatit Pocestë.

Sipas të dhënave, ata kanë dalë nga një rrugë dytësore buzë rrugës nacionale, kur fuoristrad­a me targa AA 244 NE e drejtuar nga shtetasi Sotir Nikolla, 63 vjeç, i ka marrë përpara. Mësohet se çifti nga fshati Voskop ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është goditur nga mjeti, i cili lëvizte nga Korça në drejtim të Po- gradecit. Çifti është transportu­ar menjëherë në spital, ndërkohë që kanë ndërruar jetë sapo kanë mbërritur atje. Burime të Policisë thanë se dyshohet që drejtuesi i mjetit ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësis­ë, por edhe errësira në rrugë ka ndikuar si shkak për aksidentin. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, Sotir Nikolla, 63 vjeç, është shoqëruar për në Komisariat­in e Policisë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik që solli dy viktima. “Më datë 04.12.2018, në orën 17: 26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë- Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S. N., 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘ Benz’ ka aksidentua­r 2 shtetas, ( një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë transportu­ar në Spitalin e Korçës, ku edhe kanë ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedural­e. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bëhet me dije nga Policia.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë që shënohet në Korçë brenda një harku të shkurtër kohor, me pasojë vdekjen e këmbësorëv­e. Më 8 nëntor, Sokol Haxhollari, 33 vjeç, dhe vajza e tij 6 vjeçe humbën jetën në një aksident të ndodhur në Unazën e qytetit të Korçës. Shkak u bë përplasja e dy automjetev­e me njëra- tjetrën dhe më pas njëra prej tyre hipi mbi trotuar, duke u marrë jetën dy këmbësorëv­e. Policia bëri shoqërimin e dy drejtuesve, Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, një tjetër aksident u regjistrua pak kilometra më tej në Urën e Maliqit, ku një i ri humbi jetën pasi ra në lumë.

 ??  ?? Policia në vendngjarj­e
Policia në vendngjarj­e
 ??  ?? Makina që shkaktoi aksidentin
Makina që shkaktoi aksidentin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania