Panorama (Albania)

Doli në listën e të shumëkërku­arve, kapet

-

BURREL – Ishte në listën e më të kërkuarve për Qarkun e Dibrës, kapet 43- vjeçari. Alban Zef Gjegji, banor i fshatit Madhesh në Mat është prangosur mesditën e djeshme nga efektivët e Komisariat­it të Matit. Pak ditë më parë, Drejtoria e Policisë Dibër publikoi fotot e disa personave të shpallur në kërkim, mes tyre bënte pjesë dhe 43- vjeçari. Prangosja e tij ka ardhur me ndihmën e banorëve të zonës, të cilët i janë përgjigjur pozitivish­t thirrjes së Policisë për të dhënë informacio­n mbi vendndodhj­en e personave të kërkuar. Alban Gjegji është dënuar për veprat penale “Grup i strukturua­r kriminal” e “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpuni­m dhe është dënuar me 8 vite burgim. Policia e Matit, sapo është informuar nga banorë të zonës se 43- vjeçari fshihej në zonën pyjore të Trodhnës, është vënë në ndjekje të tij duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij. Gjegji qëndronte kryesisht në stane dhe me uljen e temperatur­ave qëndrimi i tij në male ishte vështirësu­ar. Zyrtarë të Policisë Mat thanë se ai akuzohet si bashkëpunë­tor i një grupi kriminal që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, kryesisht kanabis sativa. Madje, në pyjet ku të afërmit mbarështon­in gjedhë, ai kultivonte bimë narkotike, të cilën ua shiste disa trafikantë­ve nga Lezha. Dënimi i 43- vjeçarit është dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë. Alban Zef Gjegji u arrestua fillimisht në muajin shkurt të këtij viti nga forcat RENEA, në operacioni­n e koduar “Kulla”, pasi u gjet në shtëpinë e prindërve të tij, në fshatin e thellë malor të Madheshit. Në muajin mars, Gjykata e Dibrës ndryshoi masën e sigurisë dhe u la në “arrest shtëpie” dhe më pas u arratis. a. l

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania