Panorama (Albania)

Përfaqësue­si i Qipros: Fabrikën e shoh si një potencial ekonomik

-

George Peninntaex është drejtues i Agjencisë Telegrafik­e në Qipro. Ai e vizitoi për herë të parë Korçën dhe siç shprehet, vizita në këtë qytet dhe më tej në fabrikën e "Birra Korça" i kishin lënë mjaft mbresë. Si zgjodhët të vini në Korçë dhe të vizitoni këtë fabrikë? Unë vij nga Qipro dhe është hera e parë që vizitoj Korçën. Ishin pikërisht kolegët tanë shqiptarë që na e sugjeruan vizitën në këtë qytet dhe na thanë që ka shumë elemente që tërheqin vizitorët. Mes tyre na përmendën edhe fabrikën e birrës së parë shqiptare dhe ne sigurisht që shfaqëm interes.

Tani që e vizituat, çfarë mendimi keni?

Ishte diçka e papritur për hir të së vërtetës. Prisja diçka modeste, një fabrikë të thjeshtë që do të prodhonte një birrë tradiciona­le. Kur hyra këtu, kuptova që po flisnim për diçka të përmasave të mëdha. Fabrika është moderne, historia e saj që nga ndërtimi, mënyra si është ruajtur, investimi dhe teknologji­a çeke dhe gjithçka cilësore ishin ajo çfarë zbuluam. Nga ana tjetër, unë e shoh edhe në këndvështr­imin e potenciali­t ekonomik. Është e rëndësishm­e ekzistenca e saj për këtë qytet.

Çfarë informacio­ni morët për këtë fabrikë?

Pyeta dhe më thanë që pavarësish­t se këtu është gjithçka e mbështetur te teknologji­a moderne, aktualisht janë 50 persona të punësuar. Pra, 50 familje që përfitojnë të ardhura nga puna në sektorë të ndryshëm të linjës së prodhimit apo edhe shpërndarj­es. Është për t'u përgëzuar fakti që kjo fabrikë vazhdon të operojë atje ku ka zanafillën e saj.

A e shijuat birrën?

Pa diskutim që po. Ishte hera e parë që e provova dhe zgjodha të provoja birrën klasike, por edhe birrën e zezë. Kishin një shije të veçantë, ishte mbresëlënë­se. Mësova që kjo birrë edhe eksportohe­t. Shpresoj që eksporti të rritet dhe të vijë deri në Qipro sepse pa diskutim do të ishte ndër birrat më të konsumuara.

Madje, mund të them se familja ime koleksiono­n tapa nga shishet e birrës dhe kërkova që disa nga tapat e shisheve të "Birra Korça" të jenë pjesë e koleksioni­t tim. E meritojnë të renditen mes emrave të birrave të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania