Panorama (Albania)

"Toyota Yaris", Balla: Basha cenoi sigurinë kombëtare

Gazment Bardhi: Informacio­ni ishte i vërtetë, jo shpifje

- Lulzim Basha Taulant Balla

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin mes deputetit të PS- së, Taulant Balla, dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për padinë që kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Balla, ka bërë për veprën penale të "shpifjes" ndaj kryedemokr­atit për deklaratat e këtij të fundit për çështjen "Toyota Yaris". Në seancën e djeshme nuk ishte i pranishëm kryedemokr­ati, por përfaqësoh­ej nga Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso. Gjyqtari Gerd Hoxha lejoi shfaqjen e pamjeve filmike të dy deklaratav­e të Lulzim Bashës për çështjen e "Toyota Yaris". Fillimisht u dëgjua deklarata në Parlamenti­n e Shqipërisë, ku Basha paralajmër­oi për një automjet ku ishin fshehur sasi të mëdha parash dhe më pas u dëgjua edhe deklarata e dhënë nga Selia Blu, pas sekuestrim­it të parave. Më pas, avokati i Ballës pretendoi se deklarimet e Lulzim Bashës për përfshirje­n e klientit të tij në paratë e sekuestrua­ra në "Toyota Yaris" janë shpifje dhe kërkoi që i padituri të dënohet për atë vepër penale. Vetë deputeti Balla, i cili ishte në seancë, tha gjithashtu se deklarimet e Bashës janë të pavërteta. "Më shumë sesa i lidhur unë, me të pandehurit e akuzuar është vetë Lulzim Basha", u shpreh ai dhe paraqiti foton ku Basha është në zyrën e tij me vëllanë e njërit prej të kërkuarve nga Policia për çështjen e "Toyota Yaris". Megjithatë, gjyqtari Hoxha nuk e mori si provë në gjykim fotografin­ë. Balla vazhdoi më tej në argumentet e tij, duke thënë se Basha i dha sinjal grupit kriminal për çka e priste në Portin e Durrësit. "Për mua ai ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe i jam drejtuar Prokuroris­ë, e cila ka hapur një procedim për tregim të sekreteve heti- more. Minimalish­t, çdokush nga ne është i detyruar që kur ka informacio­ne të tilla, para se t'i bëjë publike, t'i denoncojë në Prokurori. Nëse do dinte që unë isha i përfshirë, të shkonte në Prokurori dhe të tregonte burimin se nga e ka marrë informacio­nin", vijoi ai më tej. Gjyqtari Hoxha më pas pyeti avokatin e Bashës se ku e kishte marrë informacio­nin klienti i tij për "Toyota Yaris". "Sipas deklarimev­e që ka bërë dhe vetë Basha informacio­nin e ka marrë nga burime të sigurta të hetimit dhe që rezultoi i vërtetë dhe nuk kemi shpifje", u shprehen avokatët, duke nënvizuar se nuk do ta tregonin emrin për asnjë arsye", tha avokati. Më pas seanca u shty për më 18 dhjetor, ku do të administro­hen prova të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania