Panorama (Albania)

Azili në BE, 207 personave iu ndalua udhëtimi nga Rinasi

Masat për festat, shtohet personeli për shërbime në aeroport

-

Policia Kufitare e Rinasit, me rastin e festave të fundvitit, është angazhuar për përballimi­n e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracioni­n Tiranë ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimi­n e fluksit në hyrje- dalje në Aeroportin e Rinasit, për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë duke bashkëpunu­ar ngushtë me autoritete­t e tjera ligjzbatue­se. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se gjatë muajit nëntor, Policia e Rinasit ka evidentuar dhe goditur 66 raste të paligjshmë­risë. Janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentev­e të falsifikua­ra. Ndërsa në drejtim të parandalim­it të azilkërkim­it, u është refuzuar dalja 207 shtetasve, të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen. Nga ana tjetër, Policia tha dje se, po gjatë muajit nëntor, nga ana e Policisë Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë. Ndërsa janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri. Është proceduar penalisht një shtetas për mosdeklari­m të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitdhënie, si dhe është arrestuar edhe një person për kundërshti­m të punonjësve të Policisë. Gjatë muajit nëntor kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit 203 694 shtetas shqiptarë dhe të huaj. "Policia Kufitare e Rinasit, për muajin dhjetor 2018, duke pasur parasysh edhe përvojën e viteve të kaluara, por edhe tendencën në rritje të fluksit në hyrje dhe në dalje të qytetarëve dhe turistëve, do shtojë burimet njerëzore me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe do bashkëpuno­jë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatue­se për të parandalua­r dhe goditur paligjshmë­rinë", tha dje Policia. Ndërsa ftoi qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacion­in "Komisariat­i Digjital", si dhe në numrin 0800 90 90 çdo parregulls­i, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar një reagim të shpejtë profesiona­l e të paanshëm.

 ??  ?? Masat në Aeroportin e Rinasit
Masat në Aeroportin e Rinasit
 ??  ?? Gjatë spostimit të makinave
Gjatë spostimit të makinave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania