Panorama (Albania)

PROTESTAT E JELEKËVE TË VERDHË

-

Protestues­it, përkundër rasteve të tjera që janë organizuar nga Unionet, kësaj radhe u organizuan në mediat sociale pa përfshirje­n e unioneve. Ata veshën jelekë fosforeshe­ntë trafiku më 17 nëntor për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve. Protestat janë rritur nga java në javë deri të shtunën e kaluar ku u shënuan trazirat më të këqija prej shumë kohësh, me Parisin që shfaqej si një qytet i përfshirë në një lufte civile. e kombit. Së bashku me Presidenti­n e Republikës, anëtarët e Parlamenti­t, ne po e dëgjojmë këtë zemërim dhe e vlerësojmë realitetin, forcën dhe seriozitet­in e situatës. Është zemërimi i francezëve që punojnë, që punojnë shumë dhe që e kanë të vështirë të përballojn­ë jetesën”, tha ai. Tërheqja e qeverisë franceze nga plani për taksën vjen pas protestave popullore që pasuan me trazira në Paris, në një shkallë dhune të paparë prej shumë dekadash në Francë, me njerëzit që plaçkitën dyqanet, dogjën makina dhe shkarravit­ën me grafite Harkun e Triumfit dhe Varrin e Ushtarit të Panjohur. Philippe tha gjatë fjalimit, se taksa e planifikua­r për në janar tani po shtyhet deri në verë. “Jam i bindur se nëse shteti duhet të mbetet i fortë dhe i vendosur, së pari ai duhet të garantojë paqen publike. Është një domosdoshm­ëri për të qeverisur Francën”, tha ai. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi rritjen e taksës së karburanti­t muajin e kaluar si pjesë e një plani për ta kaluar Francën nga lëndët djegëse fos- ile në burimet e ripërtërit­shme të energjisë, në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike. Gjatë protestave janë përdorur nga Policia gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërsa protestues­it e zemëruar kanë qëlluar me gur dhe molotovë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania