Panorama (Albania)

SHBA- BE, të bindura se taksa 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet

Palmer, Kosovës: Hiqni taksën, pengon vazhdimin e dialogut

-

Dy zyrtarë të lartë amerikanë i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovin­a.

Zhurma më madhe është bërë për mallrat me origjinë nga Serbia, pasi politikanë­t serbë në Kosovë po bëjnë të pamundur për ta shfrytëzua­r taksën që të shfaqen si komunitet i keqtrajtua­r në Kosovë. Lidhjet e tyre janë vetëm me Beogradin zyrtar tashmë, pasi me një rezolutë gjatë ditëve të para të protestës kundër taksës, ata vendosën të mos mbajnë asnjë kontakt me qeverinë qendrore në Prishtinë dhe krerët e katër komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës, dhanë dorëheqjen. Një ditë pas vizitës së komisionar­it të BE për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, i cili bëri thirrje për heqjen e taksës pasi pengon stabilitet­in dhe marrëdhëni­et e mira në rajon, kanë ardhur mesazhe të ngjashme edhe nga SHBA. Zëv- endësndihm­ëssekretar­i amerikan i Shtetit për Europën Juglindore, Mathew Palmer, kërkoi që Prishtina të heqë taksën e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovin­a. Sipas tij, SHBA konsideron se këto tarifa janë një pengesë për vazhdimësi­në e dialogut Kosovë- Serbi. “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përkushtim­in e BE- së për të zgjidhur këtë çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Palmer për mediat në Sarajevë. Po ashtu, edhe Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, tha se SHBA- ja dhe BEja janë të bashkuara në bindjen se tarifa e Kosovës duhet të hiqet. “Normalizim­i i marrëdhëni­eve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt stabilitet­it e prosper- itetit. Nevojitet gjakftohtë­si dhe udhëheqje e guximshme. SHBA- ja dhe BE- ja janë të bashkuar në bindjen se tarifa duhet hequr”, ka thënë Scott për mediat serbe. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që veprimet e Serbisë e kanë detyruar Kosovën të vendosë taksën dhe ajo do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.

 ??  ?? Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott
Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott
 ??  ?? Gina Haspel në Senat
Gina Haspel në Senat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania