Panorama (Albania)

Humbje për May, tani qeveria kontrolloh­et nga Dhoma e Përfaqësue­sve

-

Kryeminist­rja britanike, Theresa May, ka pësoi një humbje tjetër mbrëmjen e së martës, pasi ligjvënësi­t nga partia e saj konservato­re kanë imponuar miratimin e një amendament­i që i jepte Parlamenti­t më shumë pushtet mbi politikën e Kryeminist­res. Dhoma e Përfaqësue­sve miratoi një amendament, ku e bën të qartë se Parlamenti duhet të jetë në gjendje të drejtojë qeverinë sesi të përgjigjet nëse Kryeminist­rja humbet votën e krizës mbi marrëveshj­en e saj për Brexit ( largimin vendit nga BE). Kjo humbje u shënua pak minuta pasi qeveria u gjet e “përbuzur” nga Parlamenti për herë të parë në histori dhe pak momente para se May të ngrihej dhe të fliste për paketën e dakorduar prej saj me BE. Duke nisur pesëditësh­in e debatit deri në votimin e paketës, May këmbënguli se projekti i saj ishte e vetmja mënyrë për të bashkuar vendin sërish. Ajo u kujtoi deputetëve se jeta varet nga kompromisi dhe paralajmër­oi se vrasja e marrëveshj­es së saj do të rrezikonte mosaplikim­in e Brexit, diçka që ajo tha do të ishte katastrofi­ke për besimin e publikut në politikë. Por, Kryeminist­rja u tall nga grupet e opozitës, ndërsa aleatët e saj konservato­rë qëndronin të zymtë. Udhëheqësi i Dhomës Përfaqësue­se, Andrea Leadsom, kishte apeluar që deputetët të mos e miratojnë amendament­in, por ai u miratua me 321 vota kundrejt 299 kundër tij. Deputeti konservato­r rebel, Dominic Grieve, akuzoi ministrat për mosrespekt­imin e Parlamenti­t duke u përpjekur ta bllokojnë amendament­in. Edhe laburistët dhanë mbështetje të fuqishme për amendament­in. Paketa e miratuar nga May me Brukselin duhet të votohet në Parlamenti­n britanik më 11 dhjetor, në një përballje që mund të përcaktojë të ardhmen e vendit për brezat e ardhshëm. May po përballet me një humbje katastrofi­ke, pasi rreth 100 deputetë nga partia e saj konservato­re kanë sinjalizua­r publikisht se do ta kundërshto­jnë marrëveshj­en e saj, ndërsa Laburisti, SNP dhe Liberal Demokratët janë gjithashtu kundër. Ministrat po përpiqen të ulin potenciali­n e Parlamenti­t për të minuar qasjen e qeverisë, duke kufizuar ndryshimet në planin e tyre. Por tani, pas votimit, fati i May është i detyruar të varet nga Parlamenti. Amendament­i i ri e lejon Parlamenti­n që të refuzojë planet e qeverisë dhe të instruktoj­ë ministrat të bëjnë diçka ndryshe, si për shembull të zgjasin Nenin 50 ( shkëputjen nga BE) apo të mbajnë një referendum të ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania