Panorama (Albania)

“Kreditorët” e Strindberg­ut, tri net në “ArTurbina”

-

E konsiderua­r si një nga veprat më të fuqishme të August Strindberg, “Kreditorët” vjen në sallën 150- vendëshe të “ArTurbinës” në datat 6, 7 dhe 8 dhjetor, si pjesë e kalendarit të Teatrit Kombëtar. Një tragjikome­di natyralist­e, e shkruar në vitin 1889 dhe që vetë Strindberg e ka quajtur “më të pjekurën”, vjen nën regjinë e Luli Hoxhës dhe nën interpreti­min e treshes së aktorëve Helidon Fino, Laert Vasili dhe Luli Hoxha. Siç mund të kuptohet edhe nga numri i aktorëve dhe salla e vogël ku do të shfaqet, “Kreditorët” është një shfaqje që trajton çështje delikate të marrëdhëni­eve mes njerëzve: të burrit me gruan, të gruas me ish- bashkëshor­tin, mes dy shokësh. E gjithë vepra vërtitet rreth raporteve mes këtyre tri personazhe­ve, Adolfit, një piktori që nis dhe gdhend një nudo gruaje, Gustavit, mikut të tij që del të jetë ish- bashkëshor­ti i gruas së Adolfit, Teklës. Duket si një variant modern i “Otellos”, ku rolin e Jagos e luan Gustavi, por i trajtuar në një rrafsh më psikologji­k. Më shumë kemi të bëjmë me një lojë nervash. Sa i takon titullit “Kreditorët”, ai nuk ka të bëjë me ndonjë kredi bankare. Personazhe­t i referohen njëri- tjetrit me këtë përcaktim herë pas here gjatë pjesës.

Prezantimi që regjisorja ka vendosur t’i bëjë veprës te publiku dhe ta joshë atë është përmbledhu­r disi çuditshëm, duke na vënë në dilemë: “A keni parë ndonjëherë ndonjë grua nudo? Patjetër që po! E dini çfarë është? Një i ri me gjoks të mbizhvillu­ar, një fëmijë që hodhi shtat vrullshëm, një rast anemie kronike që ka hemorragji trembëdhje­të herë në vit. Çfarë mund të presësh nga një krijesë e tillë?”. Do të duhet të shohim pjesën për ta zbuluar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania