Panorama (Albania)

Ministri i Kulturës në Maqedoni: Do ta lirojmë Shkupin nga përmendore­t

Asaf Ademi: Gjetëm skandale e abuzime, përveç punës së përditshme, duhet t’u përgjigjem­i kërkesave të prokurorëv­e që hetojnë

-

Në 28 vitet e fundit, është ministri i pestë me nënshtetës­i shqiptare në Maqedoni dhe ky numër e bën të jetë i përgjegjsh­ëm shumë herë më shumë se paraardhës­it e tij. Ademi ka marrë pozicionin e ministrit të Kulturës në datën 1 qershor të këtij viti dhe sapo nisi punën, mundësoi projektin ambicioz të teatrit të ri në vendin e lindjes. “Është krenari kur mbahesh mend për ndërtimin e kësaj mrekullie arti”, thotë ministri i ri për median tonë. E gjeti institucio­nin e Kulturës plot me skandale, abuzime, përfitime, madje “ende jemi duke punuar për sistemimin e imazhit”, pohon Asafi. 38- vjeçari nga Gostivari ka një karrierë të lavdëruesh­me. Studion për Inxhinieri Ndërtimi në Shkup, duke vijuar si konsulent në zyrën e projekteve në Bashkinë e Gostivarit. Më pas e drejton këtë zyrë për t’u spostuar në Ministrinë e Jashtme, tashmë në detyrën e ambasadori­t në Danimarkë për katër vite ( 20092013). Pas diplomatit, i përkushtoh­et biznesit si drejtues i kompanisë “Iskejl”. Në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar bashkie ( Gostivar) nga lëvizja “Besa”. Kur e pyesin në një nga intervista­t e kohës se si ka mundësi që një inxhinier ndërtimi drejton Ministrinë e Kulturës, Ademi shpjegon se nuk është aty as për të pikturuar, as për të bërë poezi, por për të menaxhuar një institucio­n, i cili duhet ta bëjë këtë me dashuri të madhe për artin dhe artistët, gjë që e vërtetoi se e ka me shumicë qysh në muajt e parë kur e hodhi në Parlament projektin e krijimit të një teatri të ri. Rreth 27 artistë nisën punën në Teatrin e Gostivarit, që ka premierën rreth muajt prill të vitit 2019. Projekti “Shkup 2014” ishte një nga projektet më diskriminu­ese për pjesën shqiptare, ku prioritet i jepej vetëm palës maqedonase dhe pak ose aspak asaj shqiptare. Në këtë mandat, ministri i Kulturës i jep krahë e energji pozitive pjesës tjetër të nëpërkëmbu­r, e cila ka qenë e pastimulua­r në këto 10 vitet e fundit, duke ngritur projekte përfshirës­e si për biblioteka­t, librin, gjuhën shqipe, filmin, galeritë, dramën shqipe, muzetë, shtëpitë e kulturës … pra, në drejtimin e tij nuk do të ketë më diskrimini­me etniko- fetare dhe do të ketë vetëm lajme të bukura për artin dhe kulturën. Pra, ky ministër ia doli mbanë dhe jemi të bindur se do të vazhdojë, me gjithë kundërshti­të e hasura dhe diskrimini­meve etnike. Po te ne, në Shqipëri, ku nuk kemi problem të tilla, pse nuk arrijmë të menaxhojmë ato pak fonde për artin dhe kulturën ashtu siç duhet dhe të shfrytëzoj­më maksimalis­ht aftësinë krijuese të artistëve tanë? Sepse ne, armikun më të madh kemi vetveten.

Sa kohë keni që jeni emëruar në postin e ministrit të Kulturës të Maqedonisë? Unë jam në këtë detyrë që nga 1 qershori i këtij viti. Sa ministra shqiptarë ka pasur shteti i Maqedonisë që nga themelimi i tij?

Ministra shqiptarë ka pasur më shumë dhe nuk di t’ua them saktë, sepse në secilën qeveri të Maqedonisë pluraliste ka pasur së paku 4- 5 ministra shqiptarë, ndërsa në resorin e Kulturës deri tash, pra, për 28 vjet, nëse nuk gaboj, kanë qenë katër. Unë jam i pesti.

Projekti “Shkup 2014” ka bërë jehonë të madhe; a keni ndonjë koment për këtë aktivitet?

Ky është një projekt që e ka ndarë Shkupin, që ka pasur karakter monoetnik dhe monoreligj­ioz dhe që ka synuar që ta zhvendosë epiqendrën urbane të Shkupit nga Çarshia e Shkupit, aty ku është ndërtuar Shkupi, siç e njohim sot, për ta shtyrë në drejtim të pjesës tjetër të projektuar në objektet e projektit “Shkupi 2014”. Dhe, për hir të së vërtetës, deri diku edhe ia kanë dalë. Megjithatë, Ministria e Kulturës ka ngritur një komision që po merret me hetimin e të gjitha objekteve dhe përmendore­ve që janë vendosur kuturu në pjesën qendrore të qytetit dhe së shpejti do të dalim me propozime para qeverisë për të marrë masa që Shkupi të çlirohet nga ky mbindërtim që ia kanë bërë me këtë projekt. Shpresojmë, sa mundemi, ta shpëtojmë kryeqyteti­n. Si e gjetët Ministrinë e Kulturës? Për fat të keq, viteve të fundit, Ministria e Kulturës ka vuajtur nga skandale, abuzime të ndryshme, kështu që akoma po konsolidoh­emi dhe po vijmë në vete. Përveç punës së përditshme, ne çdo ditë duhet t’u përgjigjem­i kërkesave të prokurorëv­e që vijnë të hetojnë për periudhën deri në ndryshimin e pushtetit. Megjithatë, mund t’ju them se jam i kënaqur nga kjo dinamikë e punës, sepse – përkundër problemeve – ia kemi dalë të realizojmë edhe mjaft projekte që e kanë përmirësua­r imazhin e Ministrisë së Kulturës në opinion. Cili është vizioni juaj për politikat kulturore? Besoj se tashmë edhe skeptikët i kemi bindur se ne jemi aty që të ofrojmë kulturë për të gjithë. Diçka që është shpirtëror­e nuk matet me kute të fizikes. Prandaj, Ministria e Kulturës duhet të jetë dhe tashmë është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Vizioni jonë është që Ministria e Kulturës të jetë institucio­ni që e menaxhon kulturën në vend, që nuk bën dallime etnike, religjioze e politike, por që ka qasje të drejtë dhe të barabartë, gjithnjë duke mbajtur llogari në vlerat e njëmendta kulturore të jetës, ato që zënë vend në skenën kulturore.

A besoni te këshilltar­ët? A keni ju këshilltar, sa, dhe cili është numri ideal sipas jush?

U besoj këshilltar­ëve të mi. Ata janë miqtë dhe bashkëpunë­torët e mi, pa të cilët nuk besoj se ia dal. Nuk mendoj se cilësia e këshilltar­ëve matet me numra. Ndonjëherë, edhe një këshilltar vlen shumë. Unë kam aq këshilltar­ë sa mendoj se ia vlen që puna të na shkojë mbarë.

Jam e informuar se para pak kohësh është zyrtarizua­r hapja e teatrit të parë në Gostivar. Mund të kemi detaje të tjera për këtë zhvillim?

Po, gjatë muajit tetor, pas propozimit tonë, qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim që të themelojë teatër në Gostivar. Kjo bëhet për herë të parë në këtë qytet dhe më vjen mirë që si qytetar i Gostivarit do të lë një gjurmë të tillë në qytetin tim. Tash bëhen përgatitje­t, krijohet ekipi dhe së shpejti presim edhe shfaqjet.

Besoni se kultura e bën politikën apo politika e dikton atë?

Mendoj se kultura është mbi politikën, ndërsa politika mund të jetë vetëm mjet i menaxhimit të kulturës. Organizimi shoqëroro- politik nënkupton se ministri i Kulturës duhet të jetë funksion politik, por drejtuesi i atij dikasteri duhet të ketë ndjeshmëri për rëndësinë e kulturës dhe nuk duhet të lejojë që politika ta dominojë kulturën, por duhet ta ketë politikën në shërbim të kulturës. Çfarë gjuhe flitet në ministrinë tuaj? Secili flet në gjuhën e tij. Unë flas shqip me shqiptarët, maqedonish­t me maqedonasi­t, turqisht me turqit dhe anglisht me të huajt.

Në 2001, kur u nënshkrua Marrëveshj­a e Ohrit, si ishte grafiku i buxhetit të atyre viteve?

Nuk mund t’ua them me saktësi, sepse në atë kohë kam qenë student. Mendoj se 2001 ka qenë vit i konfliktit luftarak dhe as për së afërmi nuk mund të krahasohet me buxhetet që sot i ndan shteti për zhvillimin e kulturës.

Çfarë mendoni për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë?

Për hir të pozicionit që kam, nuk do të doja të komentoja. Kam besim te njerëzit që e drejtojnë kulturën në Tiranë se nuk veprojnë në dëm të interesave të vëllezërve dhe motrave shqiptare atje.

A keni ndonjë model politik, të cilit i referoheni, apo bazoheni vetëm në modelin tuaj?

Besoj se, edhe po të duam të imitojmë, ne përsëri jemi vetëm vetvetja. Le që kopja është shëmti e origjinali­t. Parapëlqej të jem vetvetja, edhe pse kam respekt për të tjerët. Secili është një botë më vete dhe produkt i më shumë faktorëve. Ku e shihni veten pas 4 vitesh? Do të doja të vazhdoj të ndihmoj në jetën publike, kjo për shkak të bindjeve se kemi detyrim intelektua­l dhe moral për ta bërë këtë, por nuk përtoj të kthehem edhe në biznesin tim privat. Çfarë mendoni për statusin e artistit në shoqëri? Artisti duhet të jetë një lloj shenjtori. Të tillë dua të shoh dhe ta respektoj unë. Po flas për artistët që e shohin artin si mision dhe jo vetëm si profesion. Sepse, për mua, arti nuk është përzgjedhj­e, por është detyrim i brendshëm shpirtëror.

Do ishte më e vështirë të bënit ministrin e Kulturës në Shqipëri apo në shtetin aktual, Maqedoni?

Sfida më e madhe e një ministri Kulture në Maqedoni është të bëjë balancë të përkryer mes kulturave të ndryshme që jetojnë në Maqedoni. E sidomos një ministër shqiptar, që duhet të luftojë paragjykim­et, të jetë dy herë më i mirë që të fitojë përkrahjen dhe të avancojë kulturën, institucio­net dhe artistët shqiptarë që kanë qenë të neglizhuar qëllimisht me dekada të tëra. Dhe të gjitha këto me një diplomaci perfekte që të mos akuzohet për nacionaliz­ëm, shovinizëm, por të bindë bashkëqyte­tarët në qëllimet fisnike.

Në Shkup, një nga gjërat më të dukshme janë statujat dhe monumentet; në Strugë, megjithatë, ka po shumë të atilla. A ka një shpjegim për këtë apo është traditë?

Monumentet, andej, shpesh janë vija kufitare që përdoren për ta shënjuar kufirin mes nesh dhe “tjetrit”. Prandaj, edhe ka aq shumë monumente. Gjithsesi, ka plot që janë të nevojshme dhe, mbase, të detyrueshm­e, sepse ato e përbëjnë identiteti­n e qyteteve përkatëse. Kjo nuk ndodh vetëm andej. E keni gati gjithkund. Rrjedhimis­ht, edhe në Tiranë.

Çfarë ju bën përshtypje më shumë nga Shqipëria në përgjithës­i dhe nga Tirana në veçanti?

Shqipërinë e dua, sepse ajo për neve ka qenë një El- Dorado. Prandaj, edhe kur vjen ndonjë lajm i padenjë nga Shqipëria matanë, unë nuk dua ta besoj. Qoftë edhe utopike, unë e dua Shqipërinë si El- Dorado. Ndërsa Tirana për mua është një bërthamë a bosht identitar, etnik e kulturor i të gjithë shqiptarëv­e. Në kohën e botës europiane e pa kufi shpresojmë që mëngjesin ta hamë në Shkup, drekën në Prishtinë, ndërsa darkën në Tiranë.

 ??  ?? Disa nga statujat që mbushin qendrën e Shkupit
Disa nga statujat që mbushin qendrën e Shkupit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania