Panorama (Albania)

Lubonja në krah të protestues­ve, Veliaj: Doli me persekutor­in

“Të mbrohemi për ta rrëzuar këtë qeveri, dinjiteti fitohet me përleshje”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Banorët e zonës së “Astirit” në kryeqytet protestuan sërish kundër vendimit për prishjen e banesave të tyre, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Re.

Në ditën e 31- të të protestës banorët kërkuan dialog me qeverinë për çështjen e dëmshpërbl­imeve dhe premtuan se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Këtë të martë, protestës në zonën e “Astirit” iu bashkua edhe analisti Fatos Lubonja. Analisti, sqaroi përpara banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re se në protestë ishte si qytetar dhe u bëri thirrje për rezistencë. Sipas analistit të njohur, projekti është kriminal dhe për këtë arsye, protestës së banorëve të “Astirit” duhet t’i bashkohen në shenjë solidarite­ti qytetar nga Tirana dhe i gjithë vendi. “Unë nuk kam ardhur si gazetar, se atë detyrë e bëj çdo ditë. S’kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal sepse ky duket sheshit që është një projekt kriminal. Këtë e dinë më mirë se kushdo ata që po e bëjnë se sa kriminal është ky projekt. Unë kam ardhur këtu për të materializ­uar një gjë që e kam thënë nëpër media vazhdimish­t, që kjo nuk është një çështje vetëm e ‘ Astirit’. Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëv­e. Sepse, ‘ Çfarë sheh në kodër, prite në votër’, thotë populli. Pra, kjo që po ndodh këtu është një gjë që ka ndodhur gjithandej. Dhe këtu duhet të jemi të gjithë pikërisht për këtë. Unë kam ardhur si qytetar për të thënë që këtu duhet të jemi të gjithë. Kam ardhur për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë se kjo është një çështje e të gjithëve. E dyta, për t’u dhënë kurajë. Sepse këta njerëz na japin edhe ne kurajë. Na japin kurajë se rezistenca e tyre është një nxitje për rezistencë ndaj kësaj të keqeje edhe nga ana jonë”, tha Lubonja. REZISTENCA Për t’u treguar se rezistenca­t e qytetarëve triumfojnë, Lubonja mori rastin e protestave që po zhvillohen në Francë dhe rastin e një ekologjist­eje në SHBA. “Do të doja t’ju tregoja një histori për të treguar se çfarë bën rezistenca e njeriut. Është historia e një ekologjist­eje amerikane e quajtur Xhuli Hill, e cila nuk mbronte shtëpinë, por mbrojti një pemë që ishte 1000vjeçar­e. Një kompani si këto që pasurohen këtu te ne, kërkonte të priste një pyll, përfshirë edhe këtë pemë. Kjo ekologjist­e hipi në pemë dhe qëndroi për 2 vite lart në pemë. Ndërtuan një kasolle sipër. U mbështet për dy vite nga populli dhe pema nuk u pre. Ky shembull është i vlefshëm edhe për ju banorë. Nuk duhet t’i lini ato shtëpitë tuaja. Jo se janë shtëpitë tuaja, por sepse janë shtëpitë e të gjithëve. Është edhe mbrojtja e ligjit që po shembet. Është edhe një shenjë kuraje që do të na jepni ne për të mposhtur këtë të keqe që na ka kapur. Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë, do të na hanë një nga një. Prandaj jam këtu, që të bashkohemi të gjithë bashkë, edhe te Teatri, edhe në Shkozë, për ta rrëzuar këtë qeveri sepse ata po shkojnë nga krimi në krim në mënyrë galopante. Duhet të rrisim ndjeshmëri­në dhe të mbrohemi. Do shkojë shumë larg kjo gjë. Dinjiteti fitohet me përleshje. Shikoni çfarë po ndodh në Francë. Kanë rritur vetëm 3 cent benzinën dhe 6 cent naftën dhe po digjet Franca. S’ke ç’të bësh, ose do bësh rezistencë, ose do dorëzohemi dhe do ikim”, tha Lubonja.

 ??  ??
 ??  ?? Lubonja, dje me protuestue­sit te zona e “Astirit”
Lubonja, dje me protuestue­sit te zona e “Astirit”
 ??  ?? Dje, gjatë protestës në zonën e Laprakës
Dje, gjatë protestës në zonën e Laprakës
 ??  ?? Gjatë shembjes së objektit nga IKMT
Gjatë shembjes së objektit nga IKMT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania